LipjaniPress

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

Lajme

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar. Nga shitja e tyre, parat do të shkonin në buxhetin e shtetit, raporton KTV. Madje, një numër i madh i tyre qëndrojnë në depon e Agjencisë për Administrim të Pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar që nga vitit 2012.

Drejtori i kësaj agjencie Rrahim Rama, ka thënë se çmimi i veturave të sekuestruara për një muaj u zbritet vlera nga 2.6 për qind.

Për këtë fajëson Gjykatat dhe Prokuroritë, derisa thotë se janë mbi 200 kërkesa që janë bërë për shitjen e pasurisë së sekuestruar.

Pavarësisht kësaj, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, thotë se humbjet financiare nuk janë të mëdha. Ka përmendur se janë rreth 100 raste kur Prokuroria i është përgjigjur pozitivisht Agjencisë.

Koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, thotë se mos shitja e pasurisë së sekuestruar bie në kundërshtim me nenin 269 të Kodit të Procedurës Penale.

Nga të dhënat e Agjencisë për Administrim të pasurisë, nga vitit 2011 pasuria e sekuestruar është rreth 29 milionë euro, pasuria e konfiskuar mbi 1 milion e 300 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e mjeteve që menaxhon kjo agjenci është rreth 35 milionë euro.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shteti ia deponon kundërligjshëm mbi 130 mijë euro një banke

lipjanipress

Reçica: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

lipjanipress

Zjarr në një punëtori në burgun e Idrizovës

lipjanipress

Filloi edhe asfaltimi i rrugës Magure-Blinajë (FOTO)

lipjanipress

Vuçiq një ditë para takimit në Bruksel thotë se nuk iu beson shqiptarëve

lipjanipress

Rryma të ngrohta ajrore drejt Arktikut, hulumtuesit thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë

lipjanipress

Skandal në Australi, 5000 fëmijë të abuzuar nga klerik katolik (VIDEO)

lipjanipress

Shënohet Dita e Çlirimit në Lipjan

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Policia thotë se ka konfiskuar qindra kilogramë drogë

lipjanipress

Tenderi milionësh në KEK -lirohet nga akuza Nijazi Thaçi

lipjanipress

Zemaj ironizon me opozitën për Demarkacionin

lipjanipress
Skip to toolbar