LipjaniPress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

Lajme Lipjani

Arifi: Jam i pa fajshëm
Të enjten ka nisur gjykimi ndaj ish-deputetit të Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi, si dhe ndaj drejtorit të OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim”, Bajram Gashi, të cilët pretendohet t’i kenë përvetësuar 25.646 euro.

Në bazë të aktakuzës, Arifi dhe Gashi, kanë përdorur në kundërshtim me ligjin subvencionet e pranuara për ashkalinj dhe egjiptas nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyra e Kryeministrit në vlerë prej 25.646,00 eurove..Dy të akuzuarit, Arifi dhe Gashi, janë deklaruan të pafajshëm. para gjyqtarit Vesel Ismajli. Ndërkaq, avokatja e tij, Merita Stublla-Emini, paralajmëroi se do të parashtrojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës. “Do të bëjmë kërkesë për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave”, tha Emini.
Sipas aktakuzës, subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptas si dhe subvencioneve nga Zyra e Ministrit për Integrim për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u janë dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.
Më tej, në aktakuzë thuhet se me rastin e aplikimit për marrjen e këtyre subvencioneve, Gashi në cilësinë e drejtorit të OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim” ka paraqitur të dhëna fiktive për OJQ-në, në fjalë, të dhëna këto kusht për aprovimin e subvencionit.
Ndërkaq, i akuzuari Etem Arifi si person zyrtar- deputet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore dhjetor 2012-2013 në Prishtinë ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve, edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive, dhe falë ndikimit të tij, OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkalinj të holla në vlerën prej 25.646,00 eurove.
Prokuroria pretendon se këto të holla të akuzuarit i kanë përvetësuar për vete.
Me këtë, dy të akuzuarit ngarkohen me veprën penale mashtrim në subvencione në bashkëkryerje.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

I.Gashi: GURAKUQI POET E PATRIOT I FLAKET

lipjanipress

Publikohen fotografitë e ushtarëve të vrarë sirianë nga sulmët ajrore të SHBA’së (FOTO)

lipjanipress

Cristiano Ronaldo largohet nga Real dhe bashkohet me Juve

lipjanipress

Mogherini raporton të hënën për vizitën e saj në Kosovë

lipjanipress

Familja e veteranit të luftës Ilir Jasharit bëhët me banesë të re! (VIDEO)

lipjanipress

Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla 3 Mijë Euro Gjobë Selim Pacollit për Vozitjen e Kamionit të ‘Pastrimit’

lipjanipress

Une Florim Shala anetar i Kryesise se PDK-se – dega ne Lipjan, demantoj lajmin e meparshem te disa mediave

lipjanipress

Zëvendësdrejtori i AKI-së s’shkon për të raportuar para Komisionit për gylenistët

lipjanipress

Pas shpërthimit të trafos, Ferronikeli i kthehet punës

lipjanipress

Rrjetet sociale vazhdojnë të përdoren për shpërndarje të ideologjive ekstremiste

lipjanipress

Ushtronte dhunë mbi anëtarët e familjes, arrestohet një person në Suharek

lipjanipress
Skip to toolbar