Ka vdekur zëro emblematik i gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Binaku.
Agimi me zërin e tij qysh në vitet 80 mes valëve të radios u bë i dashur për shumë njerez. Më pas krijoi edhe emisionin e famshëm 2 me 1 dhe ofroi shumë kontribut për sportin kosovar.
Agim Binaku mbi të gjitha ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare, por edhe më gjerë. Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.
Në vitet “70 dhe “80 punoi në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisionin e popullarizuar “Pasditja argëtuese sportive” në epokën e artë të sportistëve kosovarë. Në vitet ’90 ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “Reflekset sportive” dhe “Top sporti”./LipjaniPress.com