LipjaniPress

Si do të ndryshonte pozita e komunitetit Ashkali në rastë të qeverisjes nga LVV

Lipjani Op/Ed

Tani më pasi që janë çertifikuar rezulatatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit ku koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) doli fituese e këtyre zgjedhjeve, tani më i’ju dhënë e drejtat e mandatarit nga presidenti Thaçi këti koalicioni që ta formojë qeverinë e re,ky koalicion ka afat kohorë prej 15 ditësh që t’i sigurojë 61 vota të deputeteve aq sa duhet për ta formuar qeverinë,por duke parë që ky koalicion ka fituar 39 ulse në kuvend duke ja shtuar edhe 10 vota nga komunitetet jo serbe dhe 10 vota të tjera nga lista Serbe do t’i arrinte 59 vota të cilat nuk do të ishin të mjaftueshme për krijimin e institucioneve tona. Në ketë rast e drejta për krijimin e qeverisë do t’i takonte partisë e radhitur e dyta në këto zgjedhje Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ndonëse e vetme në zgjedhje arriti t’i siguronte 32 ulëse,e cila së bashku me koalicionin tjeter LAA (LDK-AKR-ALTERNATIVA) me 29 ulëse the fituera dhe 10 deputet tjerë nga komunitetet tjera Jo serbe do t’i kishte votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë, Por si do të duheshin të votonin depuetet nga radhet e komunitetit tonë Ashkali,Hetem Arifi (Partia e Ashkanlinjëve për Integrim) dhe Danush Ademi (Partia Demoktratike e Ashkalinjëve të Kosovës) ? Në këtë situat komunitetit ynë do të ishte në një pozitë të mirë pasi që kush do që do të arrinte ta formonte qeverinë ne do të ishin pjesë e saj, Por sa do të ndryshonte pozita dhe qasja jonë në qeverisjen e këtyre partive ? Kjo mbetet për tu analizuar ! Deri më tani komunitetit ynë Ashkali sa ka qenë pjesë e qeverive të kaluera është përfaqsuar nga dy zëvendës ministra të cilet kanë qenë pothuajse gjithmon servil nga bartesit e këtyre institucioneve./LipjaniPress.com//

Si do të ishte pozita e komunitetit tonë,nëse PAN do ta formonte qeverinë? Koalicioni PAN i udhëhequr nga PDK-ja për një kohë të gjatë ka qenë duke e qeverisur Kosovën,dhe për sa kohë që kjo parti ka udhëhequr, komuniteti ynë nuk ka shënuar ndonjë progres të madhë,ndonëse në ndonjë fushë me specifike. Komuniteti ynë përballet me një varferi ekstreme,ku pozita socio-ekonomike është e ulët,ku shumë femijë kanë braktisur shkollën për shkak të kushteve jo të mira ekonomike,ku si pasojë e mungeses së arsimit vjen varfëria. Duke e parë gjithë këtë gjendje që përballet komuniteti ynë Ashkali, fajtori kryesor është tek partia e cila e ka udhëhequr Kosovën që një kohë të gjatë,duke e parë nga ky këndveshtrim udhëheqesit e komunitetit tonë duhet të mendojnë mirë nesë koalicioni PAN është zgjidhje për ne.

Por si do të ndryshonte pozita jonë,nëse qeverinë do ta formonte Lëvizja vetëvendosje ? Lëvizja Vetëvendosje është radhitur si e dyta në këto zgjedhje,ndonëse e veteme kjo parti ka fituar 32 ulëse në kuvend. Lëvizja Vetëvendosje asnjëhere nuk e ka qeverisur vendin dhe duke e parë nga ky këndveshtrim kjo parti del më e pastërta karshi neve jo si komunitet por karshi gjithë qytetareve të Kosovës. Në rast se qeveria do të udhëhiqej nga Albin Kurti si Kryeministër komunitetit ynë Ashkali do të përfitonte në disa raste. 1

1.Qeveria e udhëhequr nga LVV nuk do të kishe në bashkë qeverisje listen serbe,pasi që së bashku me koalicionin LAA dhe komunitetet jo serbe do t’i kishte votat e mjaftueshme për të qeverisur. Në këtë situat më së shumti do të përfitonte komunitetit Ashkali pasi që pa listen serbe në qeverisje mundesia për të marrur në udhëheqje ndonjë ministri do ishte edhe më e madhe.

Një digaster kaq i rëndesishem padyshim që do ishe mundesi për të vepruar ma shumë për qështjet që lidhin komunitetin tonë
2.LVV asnjëherë nuk ka qenë pjesë e qeverisë,duke ja shtuar këtë fakt Lëvzija Vetëvendosje do ishtë shpresë jo vetëm për komunitetin tonë por për gjithë qytetaret e Kosovës.
Duke e parë gjithë këtë analizë,udhëheqesit e komunitetit tonë duhet të veprojnë guximshëm në mënyr që vota e tyre të jetë ndryshim për të mirën e komunitetit tonë Ashakali./LipjaniPress.com//
S.Qerimi

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

PDK të gatshëm për fushatën zgjedhore

lipjanipress

FSHATI BABUSH MBËSHTETË SELATIN RETKOCERIN PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT

lipjanipress

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress

Nënkryetari Xhemajli priti në takim Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Musa Cena

lipjanipress

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Genoveva Ruiz Calavera dhe Apostolova priten nga Kryetari Ahmeti

lipjanipress

Salla Rinore nuk kishte hapësirë të duhur për ti pranuar të gjithë këta anëtarë dhe simpatizues të cilët bartnin flamuj partiak dhe shtetëror(FOTO+VIDEO)

lipjanipress

SBAShK-u apel nxënësve e arsimtarëve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

lipjanipress

Njoftim: Gruaja Demokratike e Kosovës dega në Lipjan

lipjanipress

‘Bebe në bord’ – shoferët tani obligohen të vënë shenjat dalluese në automjete

lipjanipress

U mbajt Kuvendi i Punës së Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Lipjan.

lipjanipress

ISH NËNKRYETARI I DEGËS SË AKR-SË NË LIPJAN I BASHKOHET LËVIZJES VETËVENDOSJE!

lipjanipress
Skip to toolbar