Sot u mbajt takimi i Grupit Joformal për Transparencë në Komunën e Lipjanit i cili u organizua nga Asociacion të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, i cili përbëhet nga shoqëria civile, gazetarët dhe subjektet politike opozitare. Tema e këtij takimi ishte diskutim për transparencë të institucioneve lokale dhe të realizimit të pretimeve të kryetar të Komunës Z. Imri Ahmeti. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe partitë opozitare si PDK-ë, AAK-ë dhe përfaqësues nga Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë këtij takim u bën analiza një nga një të çdo premtimi nga 130 projekte të listuar si premtime të bëra nga ana e kryetarit të komunës në fushatën zgjedhore në zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Në bazë të analizave të bëra u konstatua se kryetari i komunës vetëm 21 premtime ose 16.15 % i ka realizuara plotësisht, 11 premtime ose 8.46 % ka hapa konkret në realizim, 22 premtime ose 16.92 % që procesi ka filluar dhe në rrugë të mirë , 12 premtime ose 9.23 % procesi ka filluar në realizim, por me ngecje , 64 premtime ose 49.23 % me asnjë përpjekje ose angazhim konkret në realizim të premtimeve./Lipjanipress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: