LipjaniPress

Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Lajme Nderkombëtare

Suedia tha se do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nisur nga kjo verë, për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë.

“Qeveria do një sistem më të qëndrueshëm për furnizim të personelit dhe për të rritur kapacitetin e saj ushtarak, sepse situata e sigurisë ka ndryshuar”, tha ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

Suedia i dha fund shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 2010, pasi e konsideroi joadekuat për plotësimin e nevojave të një ushtrie moderne.

Qeveria e Suedisë pritet të paraqesë në Parlament ligjin për rikthimin e rekrutimit këtë verë për të gjithë suedezët e lindur pas vitit 1999.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë 11 muaj.

Masa pritet të miratohet nga Parlamenti.

Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por ka firmosur Partneritetin e aleancës për Paqe dhe ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pas rritjes së aktivitetit ushtarak të Rusisë në veri të Evropës.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

PDK dega në Lipjan sot me datë 03.10.2017, ka paraqitur Kallzim penal në Prokurorinë themelore në Prishtinë kundër Adem Duriqit, Drejtor i Drejtoratit për Prokurim, Komuna e Lipjanit.

lipjanipress

Në Kolegjin ABB i mbylli punimet Simpoziumi I “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”

Press Lipjani

Këto janë pagat e reja në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë

Rexhep Isufi

Presidenti kërkon drejtësi për shqiptarët e serbët e vrarë në Kosovë.(VIDEO)

lipjanipress

Beteja e Presidentit për fajësimin e bashkësisë ndërkombëtare

lipjanipress

Mimoza Kusari i përgjigjet të përditshmes “Zëri”

lipjanipress

Kush po kërkon të ndërtojë 5 spitale në qendrat më të mëdha rajonale? Tregon ministrja Bajrami (Video)

lipjanipress

Flet shoku i ngushtë i të vrarit Aulon Zeka

lipjanipress

Eskalojnë raportet mes Turqisë e Holandës

lipjanipress

Britania e zhgënjyer me rezultatet e memorandumit për depolitizim të bordeve

lipjanipress

Ta ndihmojm Florentin i cili është diagnostifikuar me Leukemia Akute.

lipjanipress

Kryeministri i vendit kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet me shumicë myslimane

lipjanipress
Skip to toolbar