Me humbjen e sotme nga Ballkani, tifozët e Ulpianës kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të teknikut aktual, Edlir Tetova.
Ulpiana u mposhtë nga skuadra e cila aktualisht mbanë pozitën e parë në tabelën e Superligës, dhe nga ky dështimi i “lipjanasve”, tifozët janë zemëruar me trajnerin durrsak, shkruan Ulpianapress.
Klubi i inkuadruar këtë edicion në elitë e shqetëson edhe më shumë fakti se kjo ishte ndeshja e nëntë pa fitore në Superligë dhe janë në pozitë jo të mirë tabelare për mbijetesë.
Sipas tifozëve, Tetova është fajtori kryesor për mungesë të rezultateve të Ulpianës. Ata madje kanë paralajmëruar se në rast se Tetova nuk shkarkohet nga posti i trajnerit, ata do të protestojnë në rrugë.
Reagimi i plotë:
“I nderuari kryetar Ahmeti, te nderuar donatore te respektuar Abedin Salihu dhe Bujar Shabani.
Ne si tifozeri nepermjet ketij njoftimi deshirojme qe ti shprehim paknaqesit tona me rezultatet e klubit tone te zemres KF Ulpiana.
U bene plote 9 ndeshje pa asnje fitore, jemi katandisur ne fund te tabeles, dhe nuk kemi asnje reagim nga kryesia per keto rezultate negative.
Ne kemi pritur plote 13 vite qe te garojme ne eliten e futbollit kosovar, prandaj eshte koha qe kryesia e klubit se bashku me donatoret te analizojne situaten e krijuar ne klub dhe ne si tifozeri kerkojme doreheqjen e menjehershme te kryetrajnerit Edlir Tetova, sepse ne mendojme qe eshte fajtori kryesor pse klubi eshte ne fundin e tabeles.
Lojtaret te cilat jane te angazhuar ne klub per ne jane me te miret, sepse e kane deshmu ne shume ndeshje se si luftohet per ngjyrat e klubit, prandaj nga ana jone jane te respektuar per te gjitha emocionet qe naj kane dhuruar deri ne keto momente.
Te nderuar, duke ju drejtuar juve si kryetar i Komunes, donatoreve te klubit dhe kryesise, kerkojm doreheqjen e menjehershme te Tetoves, ne e falenderojme per punen qe ka bere ne klub, mirepo koha eshte qe ai t’a liroje ate pozite per dikend tjeter, nese nuk na merrni parasysh, do te na detyroni qe te protestojm ne rruge per paknaqesite tona.
Ju faleminderit paraprakisht,
Me respet Tifozeria Ultras Tigrat-Lipjan