LipjaniPress

Thaçi: BE nuk po i kupton deputetët që s’i hapin rrugë liberalizimit të vizave

Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është takuar me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Thaçi ka treguar se me Juncker janë diskutuar të gjitha çështjet e interesit të ndërsjellë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“I vetëdijshëm se nuk ka çështje më të rëndësishme dhe më emergjente për Kosovën dhe qytetarët tanë sesa përfundimi i izolimit të padrejtë ndaj qytetarëve tanë, fokusi im ishte tek përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave”.

“Presidenti Juncker, që është mik i Kosovës dhe mbështetës i perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, tregoi mirëkuptim dhe vullnet për ta përmbyllur këtë proces të stërzgjatur”.

I pari i vendit ka thënë poashtu se Presidenti i Komisionit Evropian i ka bërë të ditur se Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave, në rast se nuk ratifikohet Demarkacioni.

“Mirëpo, ai gjithashtu ma bëri të qartë se do ta ketë të pamundur të përmbyllë këtë proces në rast se Parlamenti i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij ën Facebook.

“Për BE-në është e pakuptueshme si ka mundësi që kosovarët e duan dhe e kërkojnë kaq shumë liberalizimin e vizave, ndërsa përfaqësuesit e tyre, deputetët e Parlamentit të Kosovës, iu pamundësojnë lëvizjen pa viza qytetarëve të vet, duke mos e votuar këtë marrëveshje”.

“Edhe për mua si president, kjo situatë është krejtësisht absurde dhe e papranueshme. Të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës janë përgjegjës për këtë izolim të padrejtë”.

Thaçi përmes këtij statusi u ka bërë ftesë deputetëtve “që të vendosin interesin e Kosovës dhe të qytetarëve përpara interesave të tyre personale dhe partiake”.

“Vota e tyre pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion i jep fund izolimit të padrejtë të Kosovës”, ka përfunduar ai.

 

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Viktima e aksidentit në Arllat të Drenasit, ishte ushtar i UÇK’së (FOTO)

lipjanipress

Lekaj: I shpjegova Fajonit se AAK nuk është kundër Demarkacionit, por kundërshton humbjen e territorit

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

DETAJET e ngjarjes tronditëse në Fier, çfarë ndodhi me nxënësen e Dizajnit

Press Lipjani

Bie numri i përdoruesve të heroinës, rritet ai i narkotikëve të tjerë

lipjanipress

Fillon marshi “Një miliard në këmbë” kundër dhunës ndaj grave

lipjanipress

Skandaloze: S’e mësuan vjershën, mësuesja në Prishtinë turpëron fëmijët në Facebook (Foto)

lipjanipress

Pse Ibrahim Rugova është figurë kaq e rëndësishme? (VIDEO)

lipjanipress

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

lipjanipress

Autobusët në flakë në Mitrovicë (Video)

lipjanipress

Veseli dëgjon gratë sipërmarrëse (Foto)

lipjanipress

LDK lëvdon Mustafën: Rrëzimi i murit pasqyron lidership të guximshëm

lipjanipress
Skip to toolbar