LipjaniPress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

Lajme

Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ish-Jugosllavi ka reaguar ndaj dokumentarit të Zona Express, “Zëra nga Ferri”, ku është trajtuar tema e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Dokumentari i transmetuar më 12 mars ka ofruar rrëfime rrëqethëse të 3 nga rreth 20 mijë grave shqiptare që janë dhunuar gjatë luftës.

Zyra për informim në përmbajtjen e postës elektronike dërguar redaksisë e pranon se Tribunali i Hagës nuk ka bërë asnjë padi të veçantë vetëm për dhunimet e kryera nga pjesëtarët e ushtrisë dhe grupeve paramilitare serbe. Megjithatë, letra tregon se dhunimi i grave shqiptare është përmendur “si vepër themelore” në 3 procese kundër zyrtarëve më të lartë serbë të ish Jugosllavisë.

“Dëshmitë për sulmet seksuale kanë qenë pjesë në tri raste që kanë të bëjnë me Kosovën (ndonëse çdo rast përfshin disa viktima të ndryshme të sulmeve seksuale).

1) Prokurori kundër Slobodan Milosevic

Pika e parë (deportim), Pika 2 (Largimi me forcë) dhe Pika 5 (persekutimi) kur sulmet seksuale kanë qenë si vepra themelore

2) Prokurori kundër Milutinovic e të tjerët (Sainovic et al. në apel) – gjashtë të akuzuar

Pika 1 (Deportimi), Pika 2 (Largimi i detyrueshëm) dhe Pika 5 (Persekutimi) ku sulmet seksuale kanë qenë të përmendura si vepra themelore.

3) Prokurori kundër Gjorgjeviqit

Pika 2 (Largimi i detyrueshëm) dhe Pika 5 (Persekutimi) ku sulmet seksuale janë përmendur si vepra themelore”, thuhet në reagimin e kësaj gjykate.

Gjykata ka theksuar faktin se Prokurorët kanë dërguar në gjykatën e apelit ankesat për vendimet ndaj Gjorgjeviqit, Shainoviqit, Pavkoviqit dhe Llukiqit të cilët u gjykuan bashkë me Milutinoviqin. Gjykata kishte ardhur në përfundim se dhunimet seksuale duhet të trajtohen ngjashëm sikurse krimet e tjera të luftës.

“Dhoma e apelit pjesërisht e ka pranuar apelin e Prokurorisë duke vendosur që sulmet seksuale përbëjnë përsekutim si krim kundër njerëzimit dhe se Gjorgjeviqi, Shainoviq, Pavkoviq dhe Llukiq janë përgjegjës për këto krime. Ata janë mbajtur përgjegjës sepse këto krime kanë qenë lehtë të parashikueshme përgjatë fushatës së dhunshme e cila kishte qëllim largimin me dhunë të popullatës shqiptare të Kosovës

Në përmirësimin e gabimeve të procesit gjyqësor, Dhoma e Apeleve në rastin e Gjorgjeviqit ka theksuar se krimet seksuale nuk duhet të trajtohen ndryshe nga krimet tjera vetëm për shkak të komponentes seksuale të tyre”, thuhet ndër të tjera.

Ndryshe, asnjë prej tre të akuzuarave në aktakuzat e të cilëve janë përmendur edhe dhunimet seksuale, nuk janë denuar për një krim të tillë.

Në rastin e Slobodan Millosheviqit, gjykimi 5 vjeçar kundër tij përfundoi pa vendim pasi ai vdiq në qelinë e burgut në Hagë me 11 mars 2006.

Tribunali i Hagës, në fillim të vitit 2014 e kishte dënuar gjeneralin e pensionuar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjevic, me 18 vjet burg për dëbim dhe krime të tjera të luftës kundër shqiptarëve në Kosovë. Komisioni i apelit i Tribunalit të Hagës madje atij ia zvogëloi dënimin e shkallës së parë me 27 vjet burg.

Tribunali i Hagës e kishte liruar tërësisht ish-presidentin e Serbisë, Milan Milutinoviq, nga akuzat për zhvendosje, deportim, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Sipas gjykatës, provat kanë treguar se Milutinoviqi nuk kishte komandë të ushtrisë jugosllave dhe të policisë në Kosovë dhe se nuk kishte lidhje të ngushta me Slobodan Milosheviqin.

Ndërsa 5 të akuzuarit tjerë në gjykimin me Milutinoviqin u dënuan nga Gjykata. Nikola Shainoviq u dënua me 22 vjet burg, gjenerali Dragolub Ojdaniq me 15 vjet burg, gjenerali Nebojsha Pavkoviq me 22 vjet burg, Vladimir Llazareviq me 15 vjet burg si dhe Sreten Llukiq u dënua me 22 vjet burg. Që të gjashtët akuzoheshin për zhvendosje, deportim, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 1999.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Sekuenca gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Kryetarit Imri Ahmeti dhe Ministres Hykmete Bajrami(VIDEO)

lipjanipress

“ENVER SEKIRAQA I LIRË, ALBIN KURTI NË BURG”

lipjanipress

Vucic i takon liderët serbë të Kosovës në një lokacion të çuditshëm – në Rashkë

lipjanipress

Megjithatë kryeministri thotë se do ta mbrojë lirinë e mediave

lipjanipress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

lipjanipress

Miratohet rezoluta: Krijimi i Ushtrisë në koordinim me SHBA dhe NATO’n

lipjanipress

Zyra e Mogherinit: Rrënimi i murit ndihmon qytetarët e Mitrovicës Veriore e Jugore

lipjanipress

LDK lëvdon Mustafën: Rrëzimi i murit pasqyron lidership të guximshëm

lipjanipress

Lulzim Qerimi i angazhuar për komunitetin Ashkanli. A do të jetë Lulzim Qerimi nënkryetari për komunitete, ma i sukseshmi në Kosovë pritet të shohim ne vijim.

lipjanipress

Atentatorët deshën të iknin drejt Zvicrës pasi plagosën Vllasin

lipjanipress

Vdes një i paraburgosur në Lipjan

Press Lipjani

A bash te Daut Haradinaj paska mbetur puna a?!

lipjanipress
Skip to toolbar