LipjaniPress

U ndihmuan me miell mbi 600 familje me nevojë në tërë Kosovën

Lajme Lipjani

Prishtinë,mars.
Kryetari i shoqatës humanitare “Loti i jetimit”,Dalip Haliti,ka bërë të ditur se kjo shoqatë para pak ditësh ka ndihmuar 600 familje me gjendje jo të mirë sociale.
Ai,më tej, ka theksuar se aksioni këtë herë ka qenë i përqëndruar në shpërndarjen e miellit nëpër familjet me nevojë.Shoqata në fjalë, pra falë njerëzve të vullnetit të mirë që kanë kontribuar për shoqatën, është arritur të sigurohen mjetet për blerjen e 30 mijë kilogramë miell.
Pra, ky ishte një aksion shumë i madh që kemi arritur ta realizojmë,ka thënë kryetari Dalip Haliti. Më tej, Haliti ka falenderuar edhe pronarin e mullirit “Real” në fshatin “Jeta e Re”, sepse nga kjo firmë është hequr gratis transporti i gjithë kësaj sasie të miellit gjatë shpërndarjes së tij. Duhet thënë se ishte një qëndrim i shoqatës në fjalë që familjet skamnore të ndihmohen me nga 50 kg.miellë, mirëpo në disa raste,pra bazuar nga numri i familjarë ka pasur familje që i kemi dhënë nga 75 kg. miellë, thotë, Dalip Haliti. Më tej, Haliti ka thënë se gjatë shpërndarjes së miellit nuk janë ndihmuar vetëm familjet skamnore, por Në rend të parë kanë qenë ato që kanë pasur jetimë.
Me këtë rast, ai ka përmendur se aksioni që ka zgjatur disa ditë në shpërndarjen e sasisë së këtij mielli, ekipi ishte në cdo pjesë të Kosovës, pra në Gjakovë, Prizeren,Gjilan, Mitrovicë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Kacanik, Hani i Elezit, Shtime, Podujevë, Vushtrri, Lipjan në shumë fshatra të kësaj komune, poashtu, edhe në Magure, Janjevë, Gadime…Sipas, kryetarit të shoqatës humanitare “Loti i Jetimit”, Dalip Haliti, kjo shoqatë nuk do të ndalet së vepruari dhe me mundësitë që do ti ketë do ti ndihmojë familjet nevojtare kohë pas kohe edhe në të ardhmën.
Ai,poashtu,ka falenderuar angazhimin e gjithë stafit të shoqatës për punën e madhe që kanë bërë në sigurimin e mjeteve për të blerë sasinë e miellit prej 30 mijë kilogramëve, ka thënë mes tjerash, Haliti./Lipjanipress.com// I.R

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Anija kozmike arrin në Gjithësi

lipjanipress

Shuhet Agim Binaku, zëri i gazetarisë sportive

lipjanipress

Gjykata kthen taksistët e dëbuar në Aeroportin e Prishtinës

lipjanipress

Hasan S Zeneli: Bashkëluftëtarë i “Zahir Pajazitit” Disa vargje Për PDK-në

lipjanipress

Policia Kosovës sotë konfiskoj 825 kg marihuanë.

lipjanipress

Jetojnë në Kosovë – rom, ashkali dhe egjiptian – ëndërrojnë Europën (VIDEO)

lipjanipress

Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime(VIDEO)

lipjanipress

Suedia i mbron zyrtaret e veta që veshën shami gjatë vizitës në Iran (Foto)

lipjanipress

30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë

lipjanipress

Behxhet Pacolli nëse ia donë të mirën Kosovës e shqyrton pozicionin tuaj në këtë qeveri.

lipjanipress

Gjykata merr vendim për Milaim Zekën, e lë në arrest shtëpiak

lipjanipress

Nikoliq: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel

lipjanipress
Skip to toolbar