LipjaniPress

Ushtarët amerikanë vijnë në Kosovë, ja çfarë operacionesh do të kryejnë

Lajme

Gati 30 ushtarë të gardës së Ushtrisë Nacionale të Oklahmoas nga Regjimenti i 169-t i Aviacionit i thanë lamtumirë më të dashurve të tyre në një ceremoni të dielën në fushën e helikopterëve “Muldrow Army”.

Regjimentit 169-t po vendoset në Kosovë për të ofruar operacione të evakuimit mjekësor duke përdorur helikopterë “UH-60 Blackhawk” në përkrahje të Operation Joint Guardian, misionit ndërkombëtar paqeruajtës që filloi në vitin 1999 me qëllim që ta sigurojë mjedisin në Kosovë. Ata do t’i bashkohen Batalionit të 1-rë, Regjimentit të 185-t të Aviacionit jashtë Mississippit, transmeton Express.

“Ne do të ofrojmë MEDEVAC (evakuim mjekësor) në përkrahje të NATO-s dhe Forcave Amerikane,” ka thënë Matthew Richardson, komandant i njësisë së zhvendosjes.

Ky është dislokimi i parë jashtë shteti për Richardson, i cili po lë pas gruan dhe dy fëmijët. Për të, dislokimi i parë dhe atë si komandant është stresues, por ai thotë se është i gatshëm dhe eksituar.

“Është një përgjegjësi e madhe. Është stresues, por jam i gatshëm të shkojë dhe ta kalojë këtë pengesë të parë,” ka thënë ai.

Edhe pse Regjimenti 169-t është parimisht njësi për evakuim mjekësor, në SHBA ky regjiment ka ofruar edhe operacione të shuarjes së zjarrit për t’i ndihmuar zjarrfikësit gjatë zjarreve të mëdha./Express/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësues të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)

lipjanipress

Kroacia dhe Çekia me qëndrime të ndryshme rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO

lipjanipress

Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

lipjanipress

Diplomati amerikan: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

lipjanipress

Projektet të cilat nuk dihet se kur do të përfundojnë

lipjanipress

Vdekja e 4-vjeçarit nga qentë, helmim masiv i kafshëve të rrugës nëpër Maqedoni

lipjanipress

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Press Lipjani

LDK akuzon VV’në për punësime partiake në sektorin e arsimit në Prishtinë

lipjanipress

Këto janë vendet që nesër do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Filloj ndërtimi i sallës së sporteve në Rufc të Ri

lipjanipress

Drenas, arrestohen dy persona për prostitucion

lipjanipress

Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn, tregon për çfarë biseduan

lipjanipress
Skip to toolbar