LipjaniPress

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

Lajme

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim lidhur me plagosjen e dy nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Fan S.Noli” në Podujevë, të cilët janë plagosur në klasë nga një predhë i shkrepur nga armë zjarri jashtë objektit të shkollës.

Veliu thekson se institucionet e sigurisë janë në fazën e hetimeve dhe sigurisht se do të dalin me informatë zyrtare dhe të detajuar për rastin.

Lexoni të plotë deklaratën e kryetarit Veliu:

“Sot në mëngjes nga Drejtoria e Shkollës Teknike “Fan S. Noli” jam njoftuar se nga një predhë e shkrepur nga armë zjarri jashtë objektit të shkollës, dy nxënës brenda në klasë kanë marrë plagë të lehta.

Me të marrë lajmin kam vizituar shkollën, ku lidhur me rastin u njoftova nga udhëheqja e shkollës dhe Policia e Kosovës.

Institucionet e sigurisë janë në fazën e hetimeve dhe sigurisht se do të dalin me informatë zyrtare dhe të detajuar për rastin.

Ky rast është për shqetësim, por fatmirësisht nxënësit i kanë shpëtuar më të keqes dhe shpresojmë se plagët e marra nuk do të kenë pasoja për shëndetin e tyre.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

lipjanipress

Përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës

lipjanipress

Thaçi në dijeni për listën e ekzekutimeve të Murat Jasharit

lipjanipress

Inaugurohet objekti muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj

Press Lipjani

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

lipjanipress

Ky është parashikimi i motit për sot

lipjanipress

AAK Dega Lipjan- Prezanton Asamblen

lipjanipress

Banorët e fshatit Vojnovc kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.

Press Lipjani

Arrestohen katër persona për prostitucion, ja kush janë

lipjanipress

Gratë e mjelin veten si protestë kundër shfrytëzimit të lopëve (VIDEO)

lipjanipress

Mustafa i thotë Palmerit se përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është e pazëvendësueshme

lipjanipress

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar