LipjaniPress

Veseli bashkëbisedon me rininë në Prizren (Foto)

Lajme

Në turin e radhës të dëgjimit, kryetari i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me qindra të rinj, studentë në Prizren. Ai ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ata ballafaqohen dhe si ata e shohin zgjidhjen e problemeve të ndryshme në qytetet ku jetojnë

Studentët theksuan se për ta është domethënëse që ju jepet mundësia të japin mendimet e tyre për zgjidhjen e problemeve në vend.

Studenti Blerand Bekteshi theksoi nevojën e mbështetjes së shtetit për studentët që të kryejnë punë sezonale gjatë pushimeve verore në mënyrë që të kenë mundësi të financojnë studimet e tyre dhe të profesionalizohen në fushën që kryejnë studimet.

“Neve si studentë na mungon puna e bursave. Pra nuk ka bursa. Na mungon që praktikën nuk mundemi me e kry në Universitet. Kur vjen koha e pushimeve verore ne nuk kemi mundësi me punu sepse nuk ka fabrika, nuk ka kompani private, nuk ka mbështetje prej shtetit për kompanitë private. Unë si student i fakultetit të shkencave kompjuterike duhet me shku me punu me vllaun tim në ndërtimtari atje, me grumbullua para verës dhe me i pagua shpenzimet e studimeve që shkoj në fakultet”, tha Bekteshi.

Ndërsa studentja Vjollca Buzhala kërkoi që institucionet qendrore të investojnë më shumë në hapësirat për aktivitete sportive e kulturore, si dhe në turizëm.

“Duhet të ketë më shumë hapësira për aktivitete sportive, letrare dhe kulturore në vendin tonë, më saktësisht në Prizren. Nëse isha pyetur unë se çfarë zgjidhje kam për këtë problem ose realizimin e këtij propozimi, atëherë kisha thënë që me u nda më shumë buxhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në drejtoritë përkatëse”, tha Buzhala.

Pasi dëgjoi idetë dhe sugjerimet e të rinjve, kryetari Veseli tha se një arsimim cilësor për të rinjtë, është faktori kyç për një ekonomi të zhvilluar që gjeneron vende pune dhe konkurrencë të denjë.

“Një nga segmentet kryesore kur bisedojmë në turin e dëgjimeve është sektori i arsimit. Derisa e kemi një situatë në të cilën kompanitë ankohen për mungesë të fuqisë profesionale, në të njëjtën kohë edhe nxënësit ankohen se nuk kanë mundësi dhe ta tregojnë aftësinë ose të marrin aftësi që të jenë të përgatitur për tregun e punës. Janë të gjitha këto që po vejnë në pah të metat tona si shoqëri të cilat politika duhet t’i rregulloj dhe ka obligim”, ka thënë kryetari Veseli.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

lipjanipress

Turqi: Zyrtarët policorë që martohen me shkelës të kurorës e humbin punën

lipjanipress

Erdogan i quan “mbetje naziste dhe fashiste” holandezët

lipjanipress

ZHURMA PËR KRIMINELET SERB

lipjanipress

Veteranët shpresojnë se do të udhëheqin Agjencinë qeveritare për kategoritë e dala nga lufta

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi disa nga projektekt që janë drejt finalizimit

lipjanipress

Zjarr në një ndërtesë në Lipjan, ka të lënduar

lipjanipress

Edhe Ylli Hoxha përmes premtimeve me asfalt kërkon vota

lipjanipress

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress

Prishtinë, kështu i shmanget aksidentit që ka mundur të jetë tragjik (Video)

lipjanipress

Veseli pas rrënimit të murit: Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar

lipjanipress

Rrëfimi i qytetarit që u detyrua t’i japë zyrtarit qeveritar 20 mijë euro për të hequr një lëndë nga gjykata (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar