Në 18 vjetorin e masakrës së Rezallës së Skënderajt, është mbajtur ceremonia përkujtimore.
Këtu morën pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe deputetë dhe udhëheqës të qeverisjes lokale, njofton Klan Kosova.
Në fjalën e rastit kryeparlamentari Kadri Veseli tha se këta të rënë janë meritorë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cilët duhet të kujtohen gjithmonë.
E kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se institucionet kompetente duhet të luftojnë për gjetjen e të zhdukurve dhe se këta nuk duhet të lihen në harresë.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: