LipjaniPress

Veteranët shpresojnë se do të udhëheqin Agjencinë qeveritare për kategoritë e dala nga lufta

Lajme Lipjani

Kosova shumë shpejt do të bëhet me një agjenci të re. Qeveria e Kosovës tashmë është në fundin e projektimit të Agjencisë që do të marrë mbi vete menaxhimin e të gjitha kategorive të dala nga Lufta e fundit në Kosovë, e të cila janë të shpërndara në shumë ministri.

Mbi 100 milionë euro pritet t’i menaxhojë kjo Agjenci, e cila do të marrë bekimin e qeverisë gjatë muajit maj, raporton KTV.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës pretendon të jetë pjesë e këtij institucioni, madje udhëheqësit e saj pretendojnë ta drejtojnë atë.

Veteranët e shohin Agjencinë edhe si mundësi të transferimit të linjave buxhetore nga një kategori tek tjetra.

Ata besojnë se teprica nuk do të kthehet në Thesarin e shtetit, por do të përdoret për nevojat shëndetësore të invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Pare se të niste zbatimi i Ligjit të Veteranëve, gjatë vitit 2015 bazuar në disa statistika të Ministrisë së Punës, rreth 11 mijë familje të kategorive të ndryshme kanë marrë pension nga kjo ministri.

Ndërsa, pas nisjes së zbatimit të ligjit të Veteranëve, nga tetori i vitit 2015 e deri me tani, edhe rreth 30 mijë veteranë janë duke marrë nga 170 euro në formë të pensionit nga Ministria e Punës.

Pos kësaj, bazuar në ligjin për Vlerat e luftës dhe atë për të pagjeturit, janë edhe disa ministri, si Ministria e Shëndetësisë, e Arsimit, e Kulturës e Transportit, të cilat i mbështesin dhe ndajnë buxhet për kategoritë e luftës.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Lëvizja “Syri i Popullit” quhet organizata e Murat Jasharit

lipjanipress

Protestë gjithë popullore kundër vendimit politik në rastin e Kumanovës.

lipjanipress

PDK-dega në Lipjan viziton nëndegët në Smallushë dhe Bujari

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

Denoncuesi i Driton Gashit: Unë s’e kam ndërmend të vetëvritem, nëse vdes më kanë vrarë

lipjanipress

Për një qeverisje që nuk e kemi parë në Lipjan Shkruan: Albulena Kelmendi

lipjanipress

Turqia arreston mbi 50 persona

lipjanipress

Serbët ankohen: I kishim ndërtuar tri shtëpi me para të murit të rrënuar

lipjanipress

Mirjeta Kalludra, deputetja e LDK-së që votoi kundër rezolutës për Haradinajn (Doku)

lipjanipress

Telashe të mëdha me ngrohje në shkollat e Prishtinës

lipjanipress

Shpërthen një bombë në qendër të Beogradit, dridhet i gjithë qyteti (Foto dhe Video)

lipjanipress

Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit

lipjanipress
Skip to toolbar