LipjaniPress

Vetëvendosje: Nëse zgjedhjet nuk manipulohen, PDK do të jetë në opozitë

Lajme

Deklaratat e shumta të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjet e parakohshme kanë nxitur debat në vend.

Si duket përpos zgjedhjeve lokale në muajin tetor, brenda këtyre muajve ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të përgjithshme në vend.

Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, kreu i PDK-së, ka tashmë disa javë që ka filluar fushatën zgjedhore.

“Ka tashmë disa javë që kreu i PDK-së, ka nis fushatën zgjedhore. Ai duke shfrytëzuar pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe kështu gjitha resurset shtetërore po bën fushatë personale e partiake, dhe kjo na bënë të besojmë se zgjedhjet janë shumë afër”, ka thënë Pantina për Indeksonline.

Sipas Pantinës, të gjitha sondazhet e fundit kanë nxjerrë Vetëvendosjen fituese.

“Do të thotë se nëse zgjedhjet nuk manipulohen dhe nuk vidhen, Vetëvendosje do të ketë mandatin për formimin e qeverisë, dhe kur Vetëvendosje është në qeveri, PDK duhet të jetë në opozitë.

Ndërsa LDK tashmë është një parti aq e dëshpëruar sa ka filluar shpresën për mbijetesë ta kërkojë tek të vdekurit, ata kanë nevojë jo vetëm për ndërrim të lidershipit të vetë por edhe të mendësisë udhëheqëse, sidoqoftë ky është problem i tyre i brendshëm të cilin shpresoj nuk do e kenë mundësinë ta bartin në qeveri”, ka përfunduar, Pantina.

Duhet përkujtuar që Lëvizja Vetëvendosje së fundi ka publikuar edhe një sondazh ku del të jetë e para nga përkrahja qytetarë në vend.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Turqia do të dërgojë Holandën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

lipjanipress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

lipjanipress

Zyrtarët e QKU: Bajram Rexhepi është në komë artificiale

lipjanipress

2 vjeçari nga Lipjani vuan nga sëmundja e rrallë, familja kërkon ndihmë (Video-Foto)

lipjanipress

Qeveria Mustafa pranë rrënimit, ja çfarë thotë partia e tij për koalicionin

lipjanipress

Kërkohet arrestimi Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

lipjanipress

ME VETËVENDOSJE EDHE JANJEVA GATI PËR NDRYSHIM(FOTO)

lipjanipress

100 vjeçarja qe lexon çdo ditë Kur’an (Video)

lipjanipress

Prizren: Për t’u shpëtuar shefave hidhet nga kati i dytë

lipjanipress

Zaev sot në Gjykatë për seancën e re të rastit “Ryshfeti”

lipjanipress

Shpërthen dhuna në protestën për 22 vjeçarin e dhunuar nga policia në Francë (Foto)

lipjanipress

Gjuriq: Simiq përfaqësues legjitim i popullit serb në Kosovë

lipjanipress
Skip to toolbar