LipjaniPress

Vetëvendosje skeptike për mënyrën si është sjell ligji për Ushtrinë

Lajme

Me temën “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë diskutimi.
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka theksuar se është e domosdoshme që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, transmeton RTK.

Ymeri ka thënë se edhe para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura, duke theksuar se në atë kohë sipas tij diskursi nuk ka qenë në nivel institucional.

“Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese… Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri.

Ymeri më tej ka theksuar se “duke pasur parasysh rrethanat në të cilat veprojmë, duket se do duhet ta ndjekim një procedurë të shpejt që FSK-në ta bëjmë ushtri”.

Ai gjithashtu ka theksuar se si Lëvizje Vetëvendosje janë skeptik ndaj mënyrës se si është sjellur në Kuvend, Projektligji për FSK-në.

“Kemi njëfarë skepticizëm të mënyrës se si është sjellë ky ligj e besa edhe ndaj personit që e ka sponsorizuar këtë ligj, Hashim Thaçit”, tha Ymeri.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka theksuar se pavarësisht vërejtjeve serioze që kanë në strukturimin e këtij projektligji, Vetëvendosje mbështet ndryshimet kushtetuese.

Selimi ka theksuar se më tej se presidenti Thaçi ka bërë një gabim të madh duke mos u koordinuar me faktorët ndërkombëtarë për këtë.

“Ka ndodhur një gabim që nuk do të duhej të ndodhte moskoordinimi me faktorët ndërkombëtar Qeverinë e Kosovës, ministrinë e FSK-së, opozitën”, ka thënë Selimi.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nga sot ndërpres aktivitetin tim politikë në PDK.

lipjanipress

Qendra e mjekësisë familjare në Janjevë përfiton aparaturë shëndetësore

lipjanipress

Deda tregon pse dështoi FER-i

lipjanipress

Thaçi: BE nuk po i kupton deputetët që s’i hapin rrugë liberalizimit të vizave

lipjanipress

Berisha e quan Thaçin “kryerrenc të Kosovës

lipjanipress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

lipjanipress

“Në Lipjan fitoi Imri Ahmeti , jo LDK-ja !”

lipjanipress

Pas luftës serbët e vranë vëllain e Azem Vllasit (Pamje të rënda)

lipjanipress

Drenori e shkrin “Vizionin për Drenasin”, garon me Vetëvendosjen

lipjanipress

Vritet edhe një kosovar në Siri

lipjanipress

Zyra e Mogherinit: Rrënimi i murit ndihmon qytetarët e Mitrovicës Veriore e Jugore

lipjanipress

“Për një dekadë e gjysmë që nga themelimi, Kolegji AAB është shndërruar në një qendër të rëndësishme akademike në Kosovë dhe jashtë saj

Press Lipjani
Skip to toolbar