Nga:Hysni Gashi
Z.Surroi, paska folur gjoja për ofendimet e kërcënimet që ka pranuar nga njerëzit, pas postimit në Facebook, ku ofendon rënd Drenicën dhe drenicasit rreth ndertimit të Stadiumit Kombëtar./trasnmeton LipjaniPress
Ai madje shkon aq larg duke provokuar e ofenduar se ata që me kercnuan janë aktivistë të PDK-së dhe pro Rus. E që edhe njëra edhe tjetra nuk qendrojne sepse jo vetëm të PDK-së dhe të Drenicës kanë reaguar për ofendimet tua që ja bënë Drenicës heroike por nga e gjithë Kosova dhe jashtë saj dhe kudo që ka shqiptar.
Z.Surroi, asgjë me shumë nuk kanë bërë vetëm se ta kanë kethyer me të njëjtën monedhë të ofendimit dhe të kercnimit që ja fillon ti i pari dhe nuk është hera e parë që provokon dhe ofendon një rajon qe brez pas brezi ka qene e lavdishme siç është Drenica.
Zoti na rujt nga publicistet e tillë siç është z.Surroi dhe mbeshtetësit e tij me agjenda Sllave e Ruse që kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe përqarje ndershqipëtare dhe dallime rajonale. Drenica është e Kosovës, e Shqipërisë dhe e shqiptarisë prandaj as ju as soji juaj nuk mund ta ndryshojë ketë z.Surroi.
Ne ishim pikërisht ata qe kerkuam lirinë kur ju dhe prindi juaj bente sehir në Beograd në kurriz të shqiptareve. Ne ishim pikerisht ata qe u sulem mbi armikun shekullor kur ju lidhenit kumbarit me sllavet rus.
Z.Surroi ti Rusin e permend nga nostalgjia qe ke për të, Beogradin e permend nga deshira që ke dhe që ndihesh serb ne shpirt, por ne Drenicasit asnjehere nuk ju kemi nenshtruar armikut poashtu edhe sojit tuaj, prandaj vdis nga inati qe Shqipëria do të bëhet. Po do të bëhet me apo pa ju!/LipjaniPress.com//