Një vajzë është goditur nga vetura zyrtare e cila po drejtohej nga M.Q derisa po kalonte në shtegun për këmbësor në semafora. Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja Prizerenit”, përkatësisht te semaforat.
Mësohet se vajza B.SH nga fshati (Kraishtë) ka marrë disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i veturës zyrtare duke e marr të lënduaren dhe ka derguar në emergjencen e lipjanit.
Një qytetar i cili ka fotografuar rastin ka treguar për LipjaniPress se vetura zyrtare ishte paksa për ngut si duket as që ka verejt këmbesorin duke kaluar në zebra te semaforët.
Raste të tilla kur veturat dalin përtej zebrave dhe presin fare pranë kryqëzimit duke rrezikuar edhe të tjerët, në mënyrë që t’u ikin tollovive dhe pritjeve të gjata, ndodhin shpesh në qytet, shkruan LipjaniPress.