LipjaniPress

Vjen një informacion për kuponët fiskalë

Lajme

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar vazhdimisht me kohë të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar plikot e tyre për rimbursim nga kuponët fiskal për tre mujorin e parë të këtij viti (TM1 2017), se verifikimi i plikove ende nuk ka përfunduar, pasi që interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë ka qenë tejet i madh. Sipas të dhënave nga departamenti i Arkave Fiskale, është edhe një numër i konsiderueshëm i plikove të cilat janë në proces të verifikimit.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa në një përgjigje për ‘Indeksonline’ ka treguar edhe shifrat se sa është numri i atyre që ende nuk u janë rimburësuar mjetet në llogarit bankare për kuponët fiskal.

“Numri i plikove të qytetarëve që kanë mbetur pa u verifikuar per TM1 2017 është 70.000 pliko te pa verifikuara”, është shprehur ajo.

Mirëpo më tej ajo thotë se zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur.
Ndërkaq, kujtojmë se ky institucion financiar për t’i informuar qytetarët në mënyrë më të mirë ka realizuar një modul me të cilën ata kanë mundësi të përcjellin plikot e tyre për gjithçka rreth kuponëve fiskal.

“Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun:https://kuponatfiskal.atk-ks.o… për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Në fund ajo ka theksuar se i vetmi burim i sigurt i informacionit për gjendjen e plikos, është shfrytëzimi i këtij modul për përgjigje elektronike

Facebook Comments

Related posts

VMRO këmbëngul për zgjedhje të reja

lipjanipress

Seanca për Haradinajn nesër në ora 09:00

lipjanipress

Grabitet shtëpia e kandidatit për deputet (Video)

lipjanipress

FSK stërvitet me ushtrinë e Shqipërisë – Demolli nuk e përmend në Tiranë themelin e ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Policia: Arma me të cilën u plagos Vllasi kishte silenciator

lipjanipress

Kryetarët e Komunave vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

lipjanipress

VIDEOSKANDAL:SHEFI I KABINETIT TË SFARQËS JEP PARA PËR TË VOTUAR LDK-N

lipjanipress

Kuvendi merr vendim për emërimin e sheshit tek teatri i qytetit me emrin Ismail Kadare

Press Lipjani

Buja: Qeveria e re PDK – AAK – Nisma

lipjanipress

Poeti Lulzim Tafa në revistën “The World Poets Quarterly”

Press Lipjani

Gjermania numër rekord vendesh të lira pune

lipjanipress

Policia Merr në Pyetje Deputetin Milaim Zeka për Shmangie nga Tatimi

lipjanipress
Skip to toolbar