LipjaniPress

Vuciq: Mustafa s`më kthen përgjigje, me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

Lajme

Kryeministri serb Aleksandër Vucic ka kryer një intervistë me të përditshmen e njohur austriake “Der Standard”, ku ka folur për zhvillimet e fundit. Në 2 prill do kandidojë si president, përkundër që si kryeministër disponon numër të madh të deputetëve. Në lidhje me pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai fajin ua vendos shqiptarëve.

“Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut. Gjithashtu ata përkundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për ti fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës. Unë paralajmërova se jemi të gatshëm të përfundojmë autostradën Prishtinë-Nish, që do ngrit bashkëpunimin dhe lehtësojë qarkullimin e kapitalit, mallrave dhe banorëve. Dhe këtë e kishte bërë më parë Titoja,” u shpreh Vucic, i cili në pyetjen sesi do duken marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në dhjetë vitet e ardhshme.

“Në kohën e fushatës do ishte më e lehta të them – Kosova është territori ynë, dërgoni shqiptarët drejt Tiranës – por këtu nuk do e them. Unë besoj se ka gjëra më të rëndësishme dhe këtu bëhet fjalë për autostradat dhe lidhjet mes kombeve të ndryshme. Nëse ne jemi në gjendje të bisedojmë me njëri-tjetrin, të respektohemi dhe biznesmenët shqiptarë të sjellim drejt Serbisë dhe banorët tanë drejt Prishtinës dhe Tiranës, atëherë do ishte më e lehtë për zgjedhjen tjetër. Unë i urrej “zgjidhjet e mëdha dhe të drejta,” që nuk zgjidhin asgjë.

Në lidhje me takimin e Sarajevës Vucic theksoi rëndësinë e tregut të përbashkët që do sillte tre deri në katër herë më shumë investitorë në rajonin ballkanik dhe se kamionët nuk do kishin radha të gjata siç “kamionët serbë presin 48 orë në Bosnjë.”

Presidenti Vucic ka folur edhe për valën e refugjatëve, ku shpreh “frikë nëse Turqia prish marrëveshjen me BE”, për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë dhe ruajtjen e integritetit territorial të Bosnjës, përkundër që presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, kërkon referendum për bashkimin e saj me Serbinë.

“Nuk përzihem në politikën e shteteve fqinje,” arsyetohet Vucic për mosndërhyrjen ndaj deklaratave të Dodik

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Kthehet në rigjykim rasti i Oliver Ivanoviq-it

lipjanipress

Erdogan: Evropa “fashiste dhe mizore”, po i ngjan Luftë së Dytë Botërore

lipjanipress

Imri Ahmeti: Besimi juaj ishte dhe do të jetë obligim për punë e përkushtim ndaj jush

lipjanipress

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

lipjanipress

VV: POLICËT E THAÇIT KIDNAPUAN STUDENTIN QË E QUAJTI ATË HAJN

lipjanipress

Kongresisti Rohrabacher i shkruan Nikoliqit: Këmbeni territoret me Kosovën (Dokument)

lipjanipress

Këto vende do të kenë reduktime të energjisë elektrike nesër

lipjanipress

Ja sa është numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër

lipjanipress

NJOFTIM PUBLIK PËR DËRGIMIN E PROPOZIMEVE PËR ANËTAR TË KOMITETIT KOMUNAL VEPRUES NGA PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

lipjanipress

Bujani që vetëm para pak ditësh ka formuar nëndegën e Nismës, po tregon që çdo ditë po e rritë përkrahjen për kandidatin për kryetar të Lipjanit z.Heset Sahiti, duke u bazuar në programin tij zgjedhor.

lipjanipress

Gecaj merr mbështetjen e Malit të Zi për integrime evropiane

lipjanipress
Skip to toolbar