LipjaniPress

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

Lajme

Pas vendimit të sotshëm të Gjykatës franceze në Colmar, e cila e liroi Ramush Haradinajn nga akuzat e Serbisë, Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar me emocione.

Siç tha ai, “vendimi është i kundërligjshëm, skandaloz dhe i turpshem” dhe se “do të ishte qesharak po të mos ishte trishtues”.

Vuçiqi shtoi se qeveria serbe konsideron se “vendimi ishte kryesisht politik”.

Vuçiqi pastaj akuzoi edhe bashkësinë ndërkombëtare se nuk e konsiderojnë krim nëse është kundër atyre që ata i luftuan ushtarakisht, duke aluduar në intervenimin ushtarak të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999.

“Për ne është kriminel ai që ka kryer krime, për ta nuk është krim në qoftë se është kryer kundër atyre kundër të cilëve ata luftuan ushtarakisht apo politikisht”, tha ai.

Ai shtoi se ditët e fundit kemi mundur të dëgjojmë kërcënime të ndryshme.

“Dhe cili është çmimi që ne duhet të paguajmë, asgjë”, shtoi ai.

Në vazhdën e akuzave, Vuçiqi u “shfry” edhe ndaj zyrtarëve të BE-së që i “mbajnë predikime Serbisë” së si duhet të funksionojnë shteti ligjor.

“Ata na mbajnë predikime se si duhet të funksionojë shteti i së drejtës, mos e bëni më këtë”, tha kryeministri serb./GazetaExpress/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kusari-Lila denoncon Pal Lekajn në prokurori

lipjanipress

Psikologu, këto janë simptomat e të prekurve nga “Balena Blu”

lipjanipress

Hoxha: Askush s’ka informata për arrestimet e Speciales (Video)

lipjanipress

Kryeministri i vendit kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet me shumicë myslimane

lipjanipress

Milaim Zeka: Nëse ju vrau PDK-ja pse bëtë koalicon me ta?

lipjanipress

Arrestohen katër persona për prostitucion, ja kush janë

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Deklarat Primare 25 Pikëshe nga Lëvizja Për Ndryshim

lipjanipress

Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla 3 Mijë Euro Gjobë Selim Pacollit për Vozitjen e Kamionit të ‘Pastrimit’

lipjanipress

Vetëvendosje nuk i bashkohet LDK’së, shkon e vetme në zgjedhje

lipjanipress

Edhe Sheshelj po frikësohet për “sulm” në veri të Kosovës

lipjanipress

Pas njohjes, Hoxhaj viziton Singaporin për bashkëpunim ekonomik(VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar