LipjaniPress

Zëvendësdrejtori i AKI-së s’shkon për të raportuar para Komisionit për gylenistët

Lajme

Zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, nuk ka shkuar për të raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Merovci pritej të raportonte pas largimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, i cili më herët nuk i ishte përgjigjur ftesës së këtij komisioni për raportim, njofton Klan Kosova.

“Po ju shkruaj në lidhje me ftesën e dërguar, me mirësjellje na lejoni që t’iu njoftojmë që për shkak të angazhimeve është e pamundur që të jemi në mbledhjen e Komisionit. Po ashtu kërkojmë që raportimi të shtyhet deri në qartësimin e pozicionit”, shkruante në letrën e dërguar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Zëvendëskryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, ka thënë se sot e vetmja pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Komisionit ka qenë raportimi nga ana e zëvendësdrejtorit të AKI-së për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se pasi Driton Gashi nuk është më në krye të kësaj Agjencie, raportimin para Komisionit obligohet ta kryejë zëvendësdrejtori, Latif Merovci.

“Ligji për AKI-në e sqaron më së miri situatën që jemi tani. Jemi duke vepruar në bazë të ligjit”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryetarja e Komisionit tha se pavarësisht se çfarë po ndodh, AKI e ka obligim që të raportojë për gjendjen në Kosovë para Komisionit për mbikëqyrjen e kësaj Agjencie.

Facebook Comments

Related posts

‘Evropa do të shkatërrohet nëse fitojnë partitë e ekstremit të djathtë në Gjermani dhe Francë’

lipjanipress

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

LËVIZJA VETËVENDOSJE-LIPJAN: GADIMJA DËSHMON PËRKRAHJEN PËR SELATIN RETKOCERIN DHE LËVIZJEN VETËVENDOSJE!

lipjanipress

Ushtarët amerikanë vijnë në Kosovë, ja çfarë operacionesh do të kryejnë

lipjanipress

Ministri Gashi mohon akuzat për tentim blerje të telefonit jashtëligjshëm

lipjanipress

Veselinoviq në vend të Rikallos në KQZ

lipjanipress

Zaevin e shpallin shqiptar

lipjanipress

“Harvey” thyen rekordin amerikan me 1.250 milimetra shi për 58 orë

lipjanipress

Fuad Ramiqi dhe 4 imamë deklarohen të pafajshëm

lipjanipress

Zyra e Mogherinit: Rrënimi i murit ndihmon qytetarët e Mitrovicës Veriore e Jugore

lipjanipress

I ati i Ramush Haradinaj shpreh gëzimin për 17 Shkurtin dhe mërzinë për djalin

lipjanipress

A u kopjua logo e 10-vjetorit të Pavarësisë? Vjen sqarimi nga presidenca

lipjanipress
Skip to toolbar