Komisioni Zgjedhor ka miratuar buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në Kosovë më 11 qershor. Ky buxhet do të përfshijë shumë e afro 5 milionë eurove.
Të gjitha këto mjete do të shfrytëzohen për prodhim të materialeve zgjedhore, pagesa te vëzhguesve dhe komisionarëve, transport të materialeve sensitive, etj.
Ky propozim morri miratimin e anëtareve të KQZ’së, pasi u prezantua nga Ilir Gashi nga Këshilli për buxhet i KQZ.
Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend. E Komisioni i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për fushatën zgjedhore.
KQZ në mbledhjen e të enjtes miratoi edhe planin operacional, që nder tjera parasheh që fushata të zgjasë vetëm 10 ditë – ajo do të nisë më 31 maj si dhe do të përfundojnë më 9 qershor.
Në këtë mbledhje, anëtari i KQZ’së Betim Gjoshi, ka propozuar që KQZ t’iu drejtojë kërkesë vëzhguesve ndërkombëtarë që ti monitorojnë zgjedhjet e 11 qershorit. /GazetaExpress/.