LipjaniPress

Zgjedhjet presidenciale, Serbia do të hapë 90 vendvotime në Kosovë

Lajme

Kandidatët për kryetar të Serbisë vetëm edhe sot kanë kohë të zhvillojnë fushatën zgjedhore pasi që sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, transmeton Koha.net.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen të dielën, më 2 prill. Ato zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Për këto zgjedhje do të votohet 8.523 vende zgjedhore.

Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë votohet edhe në Kosovë.

Për të votuar në vendin tonë janë paraparë 90 vende zgjedhore.

Dje në Leposaviq është mbajtur një tubim parazgjedhor me zyrtarë të Serbisë në të cilin ka munguar kandidati nga koalicioni qeveritar Aleksandar Vuçiq i cili “ka bojkotuar” takimin me anulimin e vizitës i pakënaqur me vendimin që ai në vendin tonë të qëndronte vetëm tri orë.

Për emrin e pestë në postin e presidentit të Serbisë (deri më tash kryetarë kanë qenë Slobodan Milosheviq – dy herë, Milan Milutinoviq, Boris Tadiq – po ashtu në dy mandate dhe Tomislav Nikoliq), në garë janë 11 kandidatë.

Sipas renditjes në listën zgjedhore kandidatë janë: Sasha Jankoviq (kandidat i grupit të qytetarëve”Za Srbiju bez straha” – Për Serbinë pa frikë), Vuk Jeremiq (grupi i qytetarëve “Možemo bolje” – Mundemi më mirë), Miroslav Paroviq (Lëvizja popullore liridashëse), Sasha Raduloviq (Dosta je bilo – Mjaft ka qenë), Luka Maksimoviq alias Ljubisha Preletaviq (“Beli – samo jako” – Beli – Vetëm fuqishëm), Aleksandar Vuçiq (kandidat i koalicionit qeveritar), Boshko Obradoviq (Dveri – Portat), Vojislav Sheshel (Partia radikale serbe), Aleksandar Popoviq (Partia demokratike të Serbisë), Milan Stamatoviq (kryetar komune i Çajetinit) dhe Nenad Çanak (Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës).

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit

lipjanipress

Zaev i kërkoi Ivanovit që ta tërheqë vendimin

lipjanipress

Ky është drejtori i ri i Doganës së Kosovës

lipjanipress

Intelektuali Agim Bahtiri godet komandantët

lipjanipress

20 vjet nga rënia heroike e Jasharëve Fillojnë aktivitetet me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

lipjanipress

FAZ: Brenda Kosovës po krijohet një Republika Srpska

lipjanipress

Denoncuesi i Driton Gashit: Unë s’e kam ndërmend të vetëvritem, nëse vdes më kanë vrarë

lipjanipress

Sulmuesi i Vehbi Kajtazi, ende në paraburgim

lipjanipress

Ramush Haradinaj përkrahet fuqishëm në Lipjan!(FOTO)

lipjanipress

Avokati Alban Arifi: Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, përmes padisë, po kërcënon gazetarin Granit Duriqi

lipjanipress

Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm

lipjanipress

Mediat serbe në panik: NATO po e armatosë Kosovën për ta marrë Veriun

lipjanipress
Skip to toolbar