LipjaniPress

Zogaj merr veten, tregon se në kë dyshon për sulmin ndaj tij

Lajme

Një ditë pas rrahjes brutale që iu bë nga persona ende të panjohur, Sokol Zogaj ka thënë se dyshon që motivet e këtij sulmi kanë të bëjnë me punën e tij.
Zogaj ka thënë se pret nga organet e hetuesisë që sa më shpejt të zbardhet rasti.

Motivet e rrahjes brutale, që iu bë Sokol Zogajt, kanë të bëjnë pikërisht me punën e tij.

Kështu rrëfen vetë Zogaj, një ditë pas sulmit, i shtrirë në repartin e Neurokirurgjisë në QKUK.

Ai e ka marrë veten pas lëndimeve që kishte në kokë, raporton KTV.

Thotë se prej kur është emëruar në këtë pozitë, është munduar të rrisë nivelin e sigurisë.
Ai thotë se ishin dy të rinj ata që e sulmuan në hyrjen e banesës së tij në lagjen ‘Ulpiana’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00, para se të shkonte në punë, në një pjesë të errët të korridorit, duke e pamundësuar kështu identifikimin e sulmuesve.

Zogaj thotë se, për fat të mirë, mjetet me të cilat është goditur, nuk ishin metalike.

Ndërkaq, në Policinë e Kosovës, nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë të dyshuar lidhur me rrahjen brutale të Sokol Zogajt.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

lipjanipress

Gjuriq: Simiq përfaqësues legjitim i popullit serb në Kosovë

lipjanipress

Dardan Molliqaj mashtroi kur tha se muri vetëm do të shkurtohet (FOTO)

lipjanipress

Vuciq: Mustafa s`më kthen përgjigje, me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

lipjanipress

Haradinaj nesër para Gjykatës në Colmar ballafaqohet me akuzat e Serbisë

lipjanipress

Pallaska tregon se kur do të fillojë punën Gjykata Speciale (Video

lipjanipress

Familjari i kryetarit të Lipjanit nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

lipjanipress

I refuzohet azili, refugjati i vë flakën vetes (Video)

lipjanipress

Turqia do të dërgojë Holandën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

lipjanipress

Franca i kundërpërgjigjet thirrjes së Erdoganit që turqit që jetojnë në Evropë t’i bëjnë nga 5 fëmijë

lipjanipress

Deklasifikohen pamje nga shpërthimet bërthamore në SHBA (VIDEO)

lipjanipress

Aksident tragjik në Lluzhan të Podujevës, vdes një fëmijë (FOTO)

lipjanipress
Skip to toolbar