LipjaniPress

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër

Lajme

Avdullah Hoti është kandidat për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga vet kreu i LDK’së Isa Mustafa.

“Ne sot e kishim mbledhjen e kryesisë së Partisë. Biseduam edhe për kandidatin e partisë për kryeministër të vendit. Unë jam interesuar që të hap një proces që LDK’ja do të del me një kandidat tjetër për kryeministër të vendit. Kemi vlerësuar se ky nuk është një proces i thjeshtë. Dhe për këtë është vendosur që te kandidohet Abdullah Hoti për kryeministër”, tha kryetari i LDK’së, Isa Mustafa”, ka thënë kreu i LDK’së Isa Mustafa, raporton Express.

Ndërkohë që sa i përket koalicioneve parazgjedhore, kreu i LDK’së tha se partia e tij ka saktësuar disa parti tjera, por që ende nuk kanë vendosur përfundimisht se cilat do të jenë partitë që LDK do të bëjë koalicion.

“Sa i përket koalicioneve, po punojmë, kemi saktësuar mjafte shume kushtet për disa partner, por nuk do te flas për ta derisa te mos i kemi marrëveshjet definitive”, tha Mustafa. Ai tutje tha se është i bindur se Hoti do të jetë fitues i zgjedhjeve karshi kandidateve tjerë

Edhe Hoti tha se “koalicioni i djathtë do të fitojë”, por pa treguar se kush janë pjesë e këtij koalicioni.

Kujtojmë se deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

16 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ’ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.

Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK’ja. /Express/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

lipjanipress

Gjermania i dëbon 26 emigrantë afganë

lipjanipress

Kërcënimi Trump – Kina paralajmëron luftë me SHBA

lipjanipress

Këto janë arsyet që Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 bashkëpunëtorëve të tij

lipjanipress

Kryetari i AKR-së,Behxhet Pacolli ka qendruar në komunën e Lipjanit

lipjanipress

M.Tahiri: Punësimi mbetet ende sfida më e madhe për të rinjët e Ashkalinjëve

lipjanipress

Thaçi në dijeni për listën e ekzekutimeve të Murat Jasharit

lipjanipress

Gjendet traktori i vjedhur para 18 vjetësh (Video)

lipjanipress

Gashi: Sulmi ndaj avokatit i ngjashëm me sulm ndaj një gjyqtari apo prokurori

lipjanipress

Sa prej premtimeve i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

lipjanipress

Myslimanja e parë pilote ushtarake në Amerikë (FOTO)

lipjanipress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

lipjanipress
Skip to toolbar