LipjaniPress

Zyrtare: LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.
Në mbrëmjen e së martës, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Arban Abrashi nga LDK ka konfirmuar për Gazetën Express se AKR është pajtuar t’i bashkohet një koalicioni me LDK’në, që kandidat për kryeministër do të ketë Avdullah Hotin.

Edhe nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri, ka treguar për Express se kanë arritur marrëveshje me LDK’në. Ai ka thënë se kjo marrëveshje është për të mirën e Kosovës.

Bahtiri ka treguar se AKR’së do t’i takojë kryetari Kuvendit, një zëvendëskryeministër dhe disa ministra.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka deklaruar më herët se LDK me AKR’në kanë shumë pika të përbashkëta të programeve për ekonomi dhe për proceset integruese në të ardhmen.

“Ne do të jemi alternativa e vetme për t’i luftuat ata që deri tash e kanë kapur shtetin”, ka deklaruar Sfarqa.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma. /Express/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ky është vendimi i Gjykatës turke për gylenistët e deportuar nga Kosova

lipjanipress

Policia jep detaje rreth plaçkitjes së bankës në Shtime

lipjanipress

Në Lipjan nuk është mbajtur mbledhja e KK-së, Opozita qendron në kërkesën për mbajtje të mbledhjës të jashtzakonshme

lipjanipress

Haradinaj prokurorit serb që kërkoi dërgimin e Ramushit në Hagë : Pushka top t’u bëftë

lipjanipress

Kandidati për president të Serbisë: Kosova është e pavarur, duhet ta njohim

lipjanipress

SHBA-ja përgatitet për një sulm bërthamor nga Kim Jong-un

lipjanipress

Gazeta Metro: Vritet Lavdrim Muhaxheri

lipjanipress

Anija e inteligjencës ruse fundoset në Detin e Zi (Video)

lipjanipress

Donald Trump e paralajmëron Iranin pas testimit të raketës balistike (Foto)

lipjanipress

Deklarata ‘bombë’ e presidentes kroate për serbët

lipjanipress

Përfaqësuesi i Kim Jong Un: Koreja e Veriut mund ta shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba! Kujdes

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress
Skip to toolbar