LipjaniPress

10 Inspektorët e qeverisjes Mustafa në Prishtinë dalin para Gjykatës, akuzohen për korrupsion

Lajme

Në gjykimin ndaj ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës sot mbrojtja mori në pyetje të akuzuarin Skender Canolli.

Si njëri nga 10 të akuzuarit në gjykimin ndaj inspektorëve të Komunës së Prishtinës, Canolli u mor në pyetje nga avokati i tij mbrojtës dhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë në gjykim.

Ai u pyet lidhur me funksionin që kishte para dhe gjatë kohës për të cilën dyshohet që Canolli ka kryer veprën penale me të cilën akuzohet.

“Kam punuar si shofer deri rreth vitit 2008 pastaj kam punuar si zyrtar për përmbarim në komunë. Detyrat e mia ishin organizimi i kompanisë për rrënim”, u përgjigj Skender Canolli në pyetjen e mbrojtjes së tij.

Më tej, mbrojtja kërkoi nga Canolli ta shpjegojë procedurën e rrënimit të një objekti gjatë detyrës së tij si zyrtar për përmbarim.

I akuzuari Skender Canolli deklaroi se pranonte urdhra nga shefi i sektorit dhe inspektorët.

Më tej, Canolli shpjegoi se fillimisht shefi i sektorit përpilonte një akt për rrënim e më pas njoftohej kompania për rrënim për ta organizuar rrënimin dhe pastaj njoftonte edhe inspektorin i cili, sipas tij, përcaktonte se çka duhej të rrënohej.

Mbrojtja e pyeti të akuzuarin nëse i janë dorëzuar ndonjëherë 36 vendimet për rrënim për objektet që janë pjesë e aktakuzës, por Canolli mohoi të kishte pranuar 35 vendimet për rrënim, “me përjashtim të një vendimi ndaj një objekti të investitorëve Pozhegu Brothers”.

Këtë vendim, Skender Canolli tha se ia kishte dorëzuar shefi i sektorit dhe se kishte qenë i protokolluar.

Skender Canolli u pyet nga mbrojtja e tij edhe në lidhje me veturën dhe paratë që i janë konfiskuar.

“Vetura është blerë nga djali im”, tha Canolli, ndërkaq paratë në valutën franga dhe dollarë të gjetura në banesën e tij i takonin babait të tij, që tha se i kishte marrë nga familjarët që jetonin në Zvicër gjatë vizitave që u kishte bërë atyre brenda një periudhe prej 10 viteve.

I akuzuari Skender Canolli u mor në pyetje edhe nga avokatët mbrojtës së të akuzuarve të tjerë në gjykim.

Seanca e radhës do të vazhdoj më 14 nëntor.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi.

Që të gjithë këta janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e prokurorisë.

Sipas aktakuzës, kryeinspektori Ismet Haliti dhe të akuzuarit Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë e Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, në periudhën kohore janar 2010 – mars 2014, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nuk i kanë parandaluar dhe nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore.

Prokuroria po ashtu pretendon se të akuzuarit nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në territorin e Komunës së Prishtinës, duke vepruar si grup kriminal i cili e ka shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare për kryerjen e veprave penale.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

lipjanipress

Struga me Ziadin Selën

lipjanipress

Kreu i Bashkisë së Kukësit i prerë: S’ka takim me Ramën nëse nuk liron kuksianët

lipjanipress

Ankand për ta ndihmuar veteranin e UÇK’së, Jon Harrison

lipjanipress

Kryetari i Mitrovicës Veriore: Të martën e ndërtojmë strukturën e re betonike në zonën e këmbësorëve

lipjanipress

Ambasadori i SHBA’së thirrje prokuroreve e gjykatëseve: Luftojini kriminelët

lipjanipress

“KEDS-i nuk iu shit vëllait turk, por e blenë ata që e shitën” [video]

lipjanipress

Limaj: Serbia po bën hajgare me Thaçin dhe Mustafën

lipjanipress

Norvegjia premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

lipjanipress

Turqia thotë se viktimat siriane kanë shenja të ‘sarinit’

lipjanipress

Franca i kundërpërgjigjet thirrjes së Erdoganit që turqit që jetojnë në Evropë t’i bëjnë nga 5 fëmijë

lipjanipress

Hashim Thaçi jep një lajm të ri për vizat! (VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar