LipjaniPress

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

Lajme

Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pas përdorimit të tepërt të deodorantit në furgonin e pushimeve të familjes së saj.

Paige Daughtry ishte shumë e brengosur rreth higjienës personale të saj, kështu që ka përdorur sprej për trup në masë të madhe, thuhet në një hetim gjyqësor, shkruan Manchester Evening News.

Thuhet se “substanca e avullueshme” në aerosol ka ndikuar në ritmin e rrahjeve të zemrës së vajzës, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte gjetur e shtrirë përmbys në shtratin e furgonit ku po pushonin nga e ëma e saj.

Pavarësisht se është dërguar për në spital, ajo nuk ka mundur të mbijetojë – ku ka vdekur dy orë më vonë.

Hetuesit policorë që po merrnin me rastin kanë gjetur një kanaçe të “Right Guard” të deodorantit pranë vendit ku është gjetur vajza.

Doktorët kanë thënë se ajo ka thithur butan dhe izobutan por që nuk ka pasur ndonjë shenjë të “përdorimit kronik”.

Zonja Daughtry kanë thënë se ajo mund të shpenzonte orë të tëra në shtrat dhe të hidhte sprej sepse nuk dëshironte të kundërmonte.

“Ajo ka përdorur deodorant edhe në dhoma të vogla, për çka edhe i kam tërhequr vërejtjen”.

“Mendoj se çdo vajzë 12 vjeçare e bën këtë, vënien e deodorantit. Por ajo po mbipërdorte atë – e bënte më shumë se sa çdo vajzë tjetër e bën”.

Patologu i forenzikës, Dr. Jonathan Metcalfe ka thënë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e “thithjes së substancave avulluese” që janë të pranishme në deodorantin Right Guard.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Numri total i të infektuarve me covid-19 në Kosovë

lipjanipress

Komuna Lipjanit Njofton për Organizatat e Shoqërisë Civile

lipjanipress

Këto foto të Norës me Robertin nuk i keni parë deri më tani (Foto)

lipjanipress

Deputetët presion Qeverisë për Sigurimet Shëndetësore: Ministri është lodhu

lipjanipress

Shefi i NATO’s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan

lipjanipress

Veseli dëgjon gratë sipërmarrëse (Foto)

lipjanipress

Haradinaj: Mustafa është i lodhtë, Kurti s’e kupton qeverisjen

lipjanipress

Spanja do ta ndalë ‘me forcë’ referendumin në Kataloni

lipjanipress

Mustafa shpjegon se çfarë ndodhi mes tij dhe Vuçiqit në Sarajevë (Video)

lipjanipress

Ngrihet aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 ish-zyrtarëve të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve bëhet me veturë të re (VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar