LipjaniPress

Aktakuzë për Koordinatorin e Inspektoratit të Punës që morri 10 mijë Euro ryshfet

Lajme

​Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Koordinatorit të Inspektoratit të Punës në Prishtinë, Muhamet Binaku, për dyshimet se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, raporton Gazeta Express.

Binaku ishte arrestuar në shtator të vitit që lamë pas – 2016, dhe dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro nga një kontabilist, në mënyrë që të mos ndëshkonte një kompani private për shkak të skadimit të kontratave të katër punëtorëve që ende kryenin funksion.

“Sipas aktakuzës, më datë 22 shtator 2016, në Kafiterinë “Sach” e cila gjendet në Bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, i pandehuri M.B., në cilësi të personit zyrtar në pozitën e Kryeinspektorit të Regjionit të Prishtinës pranë Inspektoriatit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga dëshmitari L.Z., kontabilist në Kompaninë “All Zone”, ka kërkuar përfitim material për vete, shumën prej dhjetëmijë 10.000 €, në mënyrë që kompania mos të ndëshkohet për shkak të (4) punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës”, ka njoftuar të hënën, Prokuroria Speciale për aktakuzën e deponuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

I dyshuari Binaku ishte suspenduar menjëherë pas arrestimit, nga Inspektorati i Punës i MPMS’së, shkruan Gazeta Express.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri Binaku i kishe thënë kontabilistit që kreu edhe denoncimin, se duhet të ndëshkohet me gjobë prej nëntëdhjetëmijë 90.00 euro për secilin prej punëtorëve, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre anëtarëve nuk e kishte konstatuar gjatë inspektimit, të kryer në të njëjtën ditë në kompaninë e lartcekur.

“Në aktakuzë, thuhet se dëshmitari rastin e ka paraqitur në polici, dhe të nesërmen, me datë 23 shtator 2016, me zbatimin e masave të fshehta i pandehuri është zënë në flagrancë, pasi që nga dëshmitari L. Z., në kafiterinë e njëjtë rreth orës 16:00, i ka marrë të hollat në shumën e kërkuar, por të shënuara paraprakisht nga ana e Policisë”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime i pandehuri M.B ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konstatuar Prokuroria speciale në ngritjen e aktakuzës.

Facebook Comments

Related posts

PDK godet rëndë Ramiz Kelmendin: U pasurove duke bërë biznes me Serbinë

lipjanipress

Limaj: Ramush Haradinaj kandidat i opozitës për Kryeministër

Press Lipjani

Njeriu Australian mbijeton duke u bllokuar për orë të tëra në një pellg me baltë e ujë (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Protesta për vdekjen e Arbenita Spahiut, mjeku ua tregon gishtin qytetarëve

lipjanipress

Asnjë qeveri s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale

lipjanipress

Obama thyen heshtjen, lëvdon protestat kundër Trump

lipjanipress

Zyrtari i EULEX’it: Sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës kur bën gabime

lipjanipress

Mediat serbe në panik: NATO po e armatosë Kosovën për ta marrë Veriun

lipjanipress

Transmetoi vrasjen drejtpërdrejt në Facebook, policia në kërkim të amerikanit (+18 VIDEO)

lipjanipress

Haradinaj mesazh nga Franca për Pavarësinë

lipjanipress

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress

HOTI-HARADINAJT: MOS SHIT TRIMËRI

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli