LipjaniPress

KEK’u e hedh topin te KEDS’i për mungesën e rrymës

Lajme

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës ka thënë se në vitin 2016 KEK-u kishte bilanc shumë pozitiv për sa u përket të hyrave.

Sipas Arben Gjukajt, të hyrat totale në këtë korporatë janë 150 milionë euro në vit, ku për paga jepen 43 milionë kurse për tantiemën jepen 26 milionë euro, ndërsa rreth 40 milionë euro janë në tenderë.

“Për momentin KEK-u mbulon 89% të nevojave të vendit. Se pse nuk ka rrymë, unë nuk e di, këtë pyetje duhet t’ia bëni dikujt tjetër zyrën e rregullatorit dhe KEDS-in. Gjatë viti 2016 janë importuar 556 gigavatë energji elektrike kurse janë eksportuar ose plasuar 1065 gigavatë”, u shpreh Gjukaj në emisionin “Puls” në KTV.

Sipas raporteve të Zyrës së Rregullatorit, Gjukaj tha se kemi dyfishim të shitjes së energjisë prej vitit 2014, 2015, 2016, por kjo, siç tha ai, nuk bëhet nga KEK-u por nga KEDS-i.

“Sa i përket ambientit, dua të them se kemi punuar shumë. Deponitë e hirit i kemi mbyllur, tymtarët në “Kosovën A” kanë elektrofiltra ku shumë pak bëjnë ndotje. Pak ka problem në “Kosovën B”, por në përgjithësi kemi rezultate shumë të mira”, tha Gjukaj, raporton Koha.net.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, foli edhe për çështjen e ndërtimeve të shtëpive në fshatin Shipitullë afër mihjeve, gjë që është e ndaluar me ligj.

“Nga viti 2014 deri në vitin 2015, në Shipitullë janë ndërtuar rreth 99 shtëpi dhe krejt këto ndërtime janë bërë për përfitime personale. Ndërtimet janë bërë afër mihjeve edhe pse janë të ndaluara me ligj. Ne kemi reaguar me shkresa në Komunën e Obiliqit dhe Ministrin e Mjedisit. Kemi bërë edhe kallëzim penal në prokurori për këtë çështje”, theksoi Gjukaj.

Gjukaj tha se mosha mesatare në KEK është 57 vjeçare, duke e cilësuar si “shumë të vjetër”.

Konkurset për vendet e punës, sipas tij, nuk janë hapur për shkak se pritet një ridizajnim i vendeve të punës. Drejtori i KEK-ut tha se edhe pse mungojnë rreth 300 punëtorë, “nuk i presim zgjedhjet për t’i punësuar”.

Facebook Comments

Related posts

Trump zbut disa sanksione ndaj Rusisë

lipjanipress

Jetojnë në Kosovë – rom, ashkali dhe egjiptian – ëndërrojnë Europën (VIDEO)

lipjanipress

Hapja Zyrtare e Fushatës nga LDK-Lipjan bëhet në Gadime (te Shpella), nga ora 19:00.

lipjanipress

SHBA: Të paktën 18 të vdekur nga moti i keq

lipjanipress

Gratë e mjelin veten si protestë kundër shfrytëzimit të lopëve (VIDEO)

lipjanipress

Jakup Lecaj: Ukraine , Ne Fshatin Karakurt ku jetojne Shqiptare.

lipjanipress

Publikohen fotografitë e të arrestuarve për sulmin kundër drejtorit të burgjeve (Foto)

lipjanipress

Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet

lipjanipress

Rusia i jep ultimatum Serbisë: Me ne ose me Perëndimin

lipjanipress

Veseli:Fillimi i Ri është garancë për Shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e tij (FOTO)

lipjanipress

Gecaj merr mbështetjen e Malit të Zi për integrime evropiane

lipjanipress

Historia e Dino Asanajt: e vranë apo bëri vetëvrasje? (VIDEO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli