LipjaniPress

Suspendohet gjykatësja Safete Tolaj

Lajme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar gjyqtaren Safete Tolaj nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjyjatës në Deçan, pas hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” për mito në Gjykatën e Deçanit.

Lajmin për suspendimin e gjykatëses e konfirmoi kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Idrizi tha se Tolaj është suspenduar vetëm nga pozita e përgjegjëses së degës së gjykatës, ndërsa një komision i KGJK-së do të vendosë për pozitën e saj si gjyqtare.

Vendimi i KGJK-së erdhi pas publikimit të një hulumtimi në dy vazhdime nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” në të cilin janë dhënë pamje të djalit të saj duke kërkuar dhe duke marrë mito nga një qytetar për përshpejtimin e një rasti në gjykatën e Deçanit të cilin e trajtonte gjykatësja Tolaj.

Një ditë pas publikimit të promos së emisionit, javën e kaluar, policia dhe prokuroria arrestuan Safete dhe Fisnik Tolajn, i cili gjendet në paraburgim. /kallxo.com

Facebook Comments

Related posts

Brekët e politikanit shqiptar

lipjanipress

Rrëfimi i plakut që e rrahën e ia dogjën shtëpinë në Mitrovicë

lipjanipress

Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë për Helmut Kohl

lipjanipress

LDK i reagon Thaçit, jep sinjale se nuk do të votojë për Ushtrinë

lipjanipress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

lipjanipress

Cormack: Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Republikës Serbe  

Rexhep Isufi

Vucic: Serbët BE’në e shohin si makineri që bën presion për Kosovën

lipjanipress

Koha kur në Kosovë vriteshin fëmijët për hakmarrje (Video)

lipjanipress

Aktakuzë për Koordinatorin e Inspektoratit të Punës që morri 10 mijë Euro ryshfet

lipjanipress

Anija kozmike arrin në Gjithësi

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim

lipjanipress

Filloi edhe asfaltimi i rrugës Magure-Blinajë (FOTO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli