LipjaniPress

Kocijancic tregon se për çfarë do të bisedohet në Bruksel

Lajme

Takimin e sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për Evropën e Lirë, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se takimi është i një formati të veçantë, si rrjedhojë e proceseve dhe ngjarjeve të fundit. Ndër kërkesat kryesore të Prishtinës zyrtare në takimin me palën nga Serbia në Bruksel, Mustafa ka thënë se do të jetë ajo për ndaljen e fletarresteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ajo për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Sipas tij, në takim do të diskutohet rreth ndërtimit të mekanizmave të zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe të sigurohet një përfshirje e nevojshme e të gjithë akterëve përgjegjës, përfshirë edhe opozitën.

Nga ana tjetër, zyrtarja e BE-së, Maja Kocijancic, ka thënë se në këtë takim do të bisedohet për gjëra konkrete dhe për çështje të rëndësishme, pasi që është me rëndësi që të konfirmohet angazhimi dhe obligimet e të dyja palëve në dialog.

Ajo tha se ftesa për dialog vjen pas zhvillimeve gjatë ditëve dhe javëve të fundit atje.

Kocijancic shtoi se ka shumë rëndësi që të konfirmohet angazhimi dhe obligimi i njërës dhe palës tjetër për dialog.

Facebook Comments

Related posts

Obama sfidoi Kongresin për të dorëzuar $ 220 milionë.

lipjanipress

Nga kjo datë do të gjobiteni nëse s’keni gomat e dimrit dhe zinxhirët në veturë

lipjanipress

Veprimtaria Shkencore e Prof.Dr.Vehbi Imeri,doctor i Shkecave të Ekonomisë dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës të Kosovës

lipjanipress

Fillon puna për suspendimin e zyrtarëve me aktakuzë

lipjanipress

Aksident në rrugën Kumanovë-Shkup, rikahëzohet komunikacioni

lipjanipress

Mesazhi i Votuesit në Fletëvotimin e Ferizajt

lipjanipress

10 Inspektorët e qeverisjes Mustafa në Prishtinë dalin para Gjykatës, akuzohen për korrupsion

lipjanipress

Ramiz Lladrovci ua ndërron pozitat disa drejtorëve në Drenas

lipjanipress

SHBA-ja përgatitet për një sulm bërthamor nga Kim Jong-un

lipjanipress

Kontingjenti i KFOR-it Italian dhuron donacion për klinikat e QKU-së, në vlerë 70 mijë euro

lipjanipress

Kodra e Diellit e lënë pas dore, skitarët ankohen se s’ka kushte për skijim (FOTO)

lipjanipress

Nuk do të besoni se në çfarë kushtesh jetojnë këto familje në Komunën e Prishtinës (Foto)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli