LipjaniPress

Nëse Thaçi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën, Vuçiq e ka një përgjigje

Lajme

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se është e qartë se dikush nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut në Bruksel, e po ashtu është e qartë se njohja e Kosovës apo tërheqja e urdhërarresteve nuk do të jetë temë e dialogut të sotëm, dhe se përdorimi i armëve në veri të Kosovës është temë e rëndësishme.

“Ne shkojmë në dialog të hapur, por të bisedojmë për njohjen e Kosovës dhe për atë se krimi i luftës është i tolerueshëm, atë film s’do ta shihni. Për këto nuk do të flas”, ka thënë Vuçiq sot para gazetarëve, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ai shtoi se më mirë do të ishte që “pala e Prishtinës të thoshte se nuk dëshiron të bisedojë, sesa të shpikë tema për të cilat nuk do të bisedohet”, transmeton Koha.net.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon në bisedime njohjen e Kosovës, siç është paralajmëruar, Vuçiq tha: “I thoni atij, hajt pije edhe një kafe, shpëlaje me ujë, e tash t’ia nisim nga fillimi e të shohim nëse mund të bisedojmë për diçka. Mos u merrni shumë me ta. Keni aty afër me çka të freskoheni. Kemi tema më të rëndësishme dhe këto janë përdorimi i armëve”.

“Kam dëgjuar disa deklarata ‘Do t’ia tregojmë qejfin sonte serbëve’, kurse atje asnjëherë asgjë s’kanë thënë”, ka thënë Vuçiq.

Facebook Comments

Related posts

GLLOGOVCI DËSHMOJ SE KRYETARI IMRI AHMETI ISHTE DHE DO JETË KRYETARI I LIPJANIT EDHE PËR KATËR VITE

lipjanipress

Ramiz Kelmendi ‘godet’ Shpend Ahmetin: Duaje tënden me jahte, vodka ruse e përcjellëset e Serbisë

lipjanipress

Kusari – Lila zotohet për angazhim të mëtutjeshëm në tolerancën ndërfetare

lipjanipress

Zgjedhjet presidenciale, Serbia do të hapë 90 vendvotime në Kosovë

lipjanipress

Ratifikohet Demarkacioni pas 3 vite

lipjanipress

Masa të reja të mbrojtjes së kufijve: Prej sot kosovarët e kanë më vështirë të kalojnë ilegalisht në Zvicër

lipjanipress

Musliu: Lugina e Preshevës ndihet e fyer, Kosova nuk i ndihmon asgjë

lipjanipress

Kjo është gruaja që e dogji Shqipërinë në vitin ’97 (Video)

lipjanipress

Takime “urgjente” për Kosovën në Serbi

lipjanipress

Nuk ndryshon mënyra e votimit për mërgimtarët

lipjanipress

Kadri Veseli FSK së shpejti Ushtria Kosovës (Video)

lipjanipress

Ministri Shala falënderon ambasadorët për ndihmën që dhanë për rrënimin e murit

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli