LipjaniPress

Qeveria emëron kryeakademikun Hivzi Islami në krye të Komisionit për Matjen e Territori

Lajme

Kreu i ASHAK-së, Hivzi Islami, është ngarkuar që të udhëheqë Komisionin e formuar nga Qeveria për matjen e territorit – një ide kjo e kryeministrit Isa Mustafa për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i partive opozitare për këtë emërim, kur dihet se Islami ka qenë kundërshtar i ashpër i akterëve që kanë thënë se Kosova ka humbur territor nga Marrëveshja me Malin e Zi.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria nuk do t’i japë udhëzime këtij Komisioni, i cili, sipas tij, do të jetë i pavarur, por në fund të punës, Qeveria do të pranojë një raport, i cili më pas do të aprovohet në ekzekutiv dhe do të dërgohet në Kuvend.

“Ne nuk do të japin udhëzime se si të punojë Komisioni, sepse ai do të jetë i pavarur me kriteret dhe teknikat e matjes së territorit. Ne do të mbështesim plotësisht logjistikën e punës së Komisionit. Raportin përfundimtar do ta aprovojë Qeveria dhe do ta informojmë Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Unë konsideroj se është ndërmarrë një hap i rëndësishëm për ne, sepse edhe qytetarët janë të interesuar të dinë sa është territori i Kosovës. Por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se cili është territori. Është mirë të mos krijojmë ndonjë konfuzion. Në emër të Qeverisë propozoj që Hivzi Islamin ta drejtojë punën e këtij Komisioni, dhe prej këtij momenti këtë çështje e lëmë në kompetencë dhe fushëveprim të këtij Komisioni. Ne marrim për obligim që të gjitha adresimet që i bëni t’ju përgjigjemi”, ka thënë kryeministri Mustafa. express/

Facebook Comments

Related posts

Mirsad Tahiri: Jemi me Kombë Ashkanli, Jo RAE

lipjanipress

Vajza filloi të bërtiste, kur nëna e saj i pa dorën u shokua (Video)

lipjanipress

LËVIZJA VETËVENDOSJE! QENDRA NË LIPJAN PREZENTON PROGRAMIN ME TË CILIN DO TË UDHËHEQ KOMUNËN

lipjanipress

KQZ-ja flet pas vendimit të PZAP-it që Istogu të shkojë në rivotim

lipjanipress

ISIS-i thirrje për sulme dhe luftë ndaj Evropës gjatë muajit të Ramazanit

lipjanipress

Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, ka të plagosur

lipjanipress

Deputetët presion Qeverisë për Sigurimet Shëndetësore: Ministri është lodhu

lipjanipress

Çfarë premtuan deri tash partitë politike që po e kërkojnë votën?

lipjanipress

Nikoliq: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel

lipjanipress

Mediat ndërkombëtare: Vrasja e Ivanoviq mund të shkaktojë trazira në Kosovë

lipjanipress

Muri rrënohet i tëri (FOTO)

lipjanipress

Familja e Selatin Bajramit nga Medveci bëhet me shtëpi të re

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli