LipjaniPress

Veseli: Do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetje institucionale për të lehtësuar të bërit biznes

Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane, me të cilët ka diskutuar për çështjet që pengojnë zhvillimin e komunitetit të biznesit dhe si rezultat zhvillim e përgjithshëm ekonomik në vend
Veseli është shprehur se duhet përpiluar politikat ekonomike, në mënyrë që ato t’u shërbejnë bizneseve.

“Unë, si Kryetar i Kuvendit, do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetjen institucionale për të ndihmuar dhe lehtësuar të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se një strategji për përgatitjen e fuqisë punëtore që përmbush nevojat dhe kërkesat e tregut, si dhe transformimi i politikave ekonomike, duhet të jenë ndër prioritetet kryesore për të nxitur zhvillimin ekonomik në vend.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka diskutuar për rëndësinë e prioriteteve të institucioneve përkatëse të vendit të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, luftimin e ekonomisë joformale, ofrimin e politikave të favorshme fiskale dhe luftimin e monopoleve, që të gjitha bizneset të operojnë në mënyrë të barabartë.

Në këtë aspekt, Veseli ka inkurajuar të gjithë komunitetin e biznesit që të dorëzojnë një kërkesë të përbashkët, e cila përfshin tri prioritetet kryesore që ky institucion duhet t’i ketë në agjendë. Ai ka pohuar se këto prioritete do të merren parasysh, përfshirë kërkesën për rifunskionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.

“Vetëm të koordinuar, së bashku, duke dialoguar dhe bashkëpunuar, mund të ecim përpara në rrugën më të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Bizneset janë aset shumë i rëndësishëm, që, me rritjen e tyre, mund të ndikojnë në punësimin e qytetarëve. Unë, si Kryetar i Kuvendit, do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetjen institucionale për të ndihmuar dhe lehtësuar të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ndërkaq, në emër të bizneseve anëtare, ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen dhe shtyrjen para të disa ligjeve të rëndësishme në fushën e zhvillimit ekonomik.

Facebook Comments

Related posts

19 vjeçari pranoi se ka kryer vrasjen, u dënua me 5 vjet burg

lipjanipress

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

lipjanipress

Zyrtari i EULEX’it: Sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës kur bën gabime

lipjanipress

Vdes një i paraburgosur në Lipjan

Press Lipjani

Zyrtarët e QKU: Bajram Rexhepi është në komë artificiale

lipjanipress

Përfaqësuesi i Kim Jong Un: Koreja e Veriut mund ta shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba! Kujdes

lipjanipress

LDK-Lipjan prezanton Sllovin disa pamje më herët dhe tani.

lipjanipress

Thyhet një pikë e Western Union-it dhe Mobi Shop Endrin në Lipjan

lipjanipress

“Në Lipjan fitoi Imri Ahmeti , jo LDK-ja !”

lipjanipress

Turqia arreston 610 persona, dyshohen për terrorizëm

lipjanipress

Haradinaj nesër para Gjykatës në Colmar ballafaqohet me akuzat e Serbisë

lipjanipress

Kryeministri: E zgjidhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare (LIVE VIDEO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli