LipjaniPress

Formula që kalkulon se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

Shneta

Kjo formulë e thjeshtë, e përdorur nga shumica e mjekëve pediatër, mund të sigurojë një vlerësim për rritjen e fëmijëve.

Edhe pse nuk është një llogaritje e saktë, ju mund të keni një diferencë të gabimit prej rreth pesë centimetrave.

Është e nevojshme ta keni parasysh se gjatësia e saktë e fëmijës varet nga shumë faktorë të tjerë, qofshin ata gjenetik apo të jashtëm, siç mund të jenë zakonet e përditshme, gjendja e përgjithshme shëndetësore, metabolizmi, të ushqyerit, aktivitetet sportive, dhe mjedisi.

Sidoqoftë, kjo metodë e thjeshtë ju ndihmon të keni një “parashikim” të përafërt se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj, transmeton Klan Kosova.

Çfarë ju nevojitet?

Vetëm këto të dhëna: gjatësia e babait, gjatësia e nënës, dhe gjinia e fëmijës.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është djalë?

Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 + 6.5 cm

Shembull:

Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm, gjatësia e fëmijës kalkulohet kështu:

182+ 160 = 342

342/2 = 171 cm

171+6.5 = 177.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë mashkullore është 177,5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është vajzë?

Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 – 6.5 cm

Shembull:

Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm:

182+ 160 = 342

342/2 = 171 cm

171-6.5 = 164.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë fëmërore është 164.5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Facebook Comments

Related posts

Këto fruta ndihmojnë për aknet, anemia, astma, hemorroidet, herpesin, celulitin,..…

lipjanipress

KUJDES! Kjo është sëmundja më e re vdekjeprurëse më e keqe se HIV AIDS

lipjanipress

Kujdes: Nëse gjuha ju duket kështu, ndoshta do të pësoni sulm në zemër apo do të keni kancer!

lipjanipress

Hidhjuni ujë të nxehtë mollëve dhe me siguri do të zbuloni diç të tmerrshme (video)

lipjanipress

A JANË TË RREZIKUR NGA KANCERI DHE LEUKEMIA? ATA QË JETOJN DHE PUNOJN AFËR LINJAVE TË TENSIONIT TË LARTË

lipjanipress

Ja çfarë iu bën mushkërive kanabis

lipjanipress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

lipjanipress

Vetëm qumësht dhe hudhra, ja çfarë shëron kjo recetë e çuditshme

lipjanipress

Farat e kungullit luftojnë qelizat kancerogjene

lipjanipress

Ushqimet më të mira për të forcuar muskujt tuaj

lipjanipress

Në Kosovë ka filluar “Java e Parandalimit të Kancerit të qafës së mitrës”

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli