LipjaniPress

Televizioni publik pritet të bëhet me pagesë

Lajme

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, sot diskutoi për projektligjin për RTK’në, me ç’rast u bënë shumë ndryshime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë për votim.

Ndryshime në projektligjin për RTK’në ka pasur në gjashtë pika të rëndësishme, por çka bie në sy, është që RTK’ja do t’u kushtojë familjeve kosovare me nga 2.5 euro.

RTK’në qytetarët kosovarë e kishin paguar edhe më herët me anë të faturave për energji, mirëpo kjo ishte cilësuar si shkelje kushtetuese, për ç’ka Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar.

Ndërkaq, RTK’së mund t’i hiqen edhe dy anëtarë të bordit, pasi nga 11 sa i ka tash, me projektligjin e ri parashihet të jenë vetëm 9 anëtarë. Madje, këta anëtarë do të kenë një mandat 5 vjeçar, por s’do të kenë mundësi ri-kandidimi.

Gjithashtu, në projektligjin e ri kërkohet krijimi i një komisioni ‘ad-hoc’ për RTK’në, i cili do të kishte jo vetëm deputetë, por edhe profesionistë. Po ashtu, parashihet që RTK’ja të auditohet nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, gjë që nuk është bërë më herët.

Ndërkohë, ky projektligj do të dërgohet në fillim të javës tjetër në Qeveri për votim, e më pas kthehet tek deputetët për t’u votuar në Kuvend.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e RTK’së ditët e fundit ka ngritur shqetësime për kushtet e punës në transmetuesin publik dhe vonesë të pagave. /gazetametro/

Facebook Comments

Related posts

Kosova propozon në Mal të Zi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive

lipjanipress

Prizren: Për t’u shpëtuar shefave hidhet nga kati i dytë

lipjanipress

Deda tregon pse dështoi FER-i

lipjanipress

Çantë e dyshimtë afër shkollës fillore “Elena Gjika”

lipjanipress

‘THE ROCK’ ËSHTË SHUMË I MADH PËR MAKINAT E “FAST AND FURIOUS”

lipjanipress

Edhe Ylli Hoxha përmes premtimeve me asfalt kërkon vota

lipjanipress

Obama sfidoi Kongresin për të dorëzuar $ 220 milionë.

lipjanipress

Kraishta dhe Varigoci me LDK-në për kryeministrin në ardhje Prof.Dr. Avdullah Hoti

lipjanipress

Muja u shkruan kolegëve: Ky është propozimi im për demarkacionin

lipjanipress

Rryma të ngrohta ajrore drejt Arktikut, hulumtuesit thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë

lipjanipress

Përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës

lipjanipress

KOMUNITETI I FSHATIT LLUGAXHI NË LONDER MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli