LipjaniPress

Thaçi realizon qëllimin jetësor, flet në telefon me Vucicin, tash flet për normalizim

Lajme

Hashim Thaçi gati sa nuk e shpalli gjendjen e luftës me Serbinë, vetëm një javë më parë, ndërsa, tash flet për normalizimin të raporteve me Serbinë. Madje, ai ka realizuar njërën prej qëllimeve të tij jetësore, të flasë në telefon me Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka telefonuar Kryeministiin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin ka biseduar për normalizimin e raporteve me Serbinë. Në këtë formë, Presidenti ka anashkaluar Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, duke folur me homologun e tij serb.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi s’kishte lënë media pa shkuar për të treguar se Serbia po dëshiron të aneksojë Veriun e Kosovës. Kishte thënë se Serbia po dëshiron t’i shpallë luftë Kosovës .

Mirëpo, vetëm një javë pas këtyre deklaratave, Thaçi ka ndryshuar komplet qasjen ndaj Serbisë.

Tash, Thaçi po komunikon me Serbinë edhe pa ndërmjetës. Në fakt, ai, sot, njoftoi se ka folur në telefon me Shefin e Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin ka biseduar për normalizim të mardhënieve Kosovë-Serbi.

Madje, Thaçi kishte thënë se politikanët aktualë serbë janë të njëjtë me Milloshevicin dhe politikën e tij.

“Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta”, kishte thënë Presidenti Thaçi.

Ende nuk dihet se si ndryshoi gjuha e Presidentit vetëm pak ditë pasi Serbia tentoi të fuste në Kosovë një tren të Rusisë me mbishkrime “Kosova është Serbi”.

Facebook Comments

Related posts

Medikamente me vlerë 240 mijë dollarë për QKUK nga Direct Relief

lipjanipress

E aksidentuara Violeta Deda ka nevojë urgjente për gjak

lipjanipress

Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

lipjanipress

Viktima e aksidentit në Arllat të Drenasit, ishte ushtar i UÇK’së (FOTO)

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Familja e komandant Drinit pranojnë dekoratë nga Presidenti Thaçi

lipjanipress

Struga me Ziadin Selën

lipjanipress

Konjufca ia përsërit Fajonit qëndrimin e VV’së për Demarkacion

lipjanipress

Intelektuali Agim Bahtiri godet komandantët

lipjanipress

Delawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

lipjanipress

Blerondi nga Peja ka nevojë për ndihmën tonë për shërim jashtë vendit

lipjanipress

Kjo është letra e Thaçit drejtuar Veselit pas tërheqjes nga iniciativa për ushtri (DOKUMENT)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli