LipjaniPress

Mandati për Qeverinë: Ivanov nesër nis konsultimet me partitë politike

Lajme

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nesër do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.

“Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit.

Ivanov në takimin e sotëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti i Maqedonisë dje pati takim me Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ku ishte biseduar për situatën politike aktuale në vend dhe për qëndrimin e BE-së lidhur me këtë çështje./MIA/

Facebook Comments

Related posts

Nuk ndalet Haki Abazi: Nuk mjafton me dorëheqjen e Shpend Ahmetit, ja çka kërkon tjetër

lipjanipress

“Shkrihen” marrëdhëniet SHBA – VV. Zv/ndihmës sekretari amerikan takim me Visar Ymerin

lipjanipress

Veseli dëgjon gratë sipërmarrëse (Foto)

lipjanipress

Delegacioni i qytetit Martingy nga Zvicrra ka vizituar Komunën e Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Çelaj, i gatshëm të kandidojë për kryetar të Prishtinës (Video)

lipjanipress

ELEM mbyll dyqanet në Kodrën e Diellit

lipjanipress

Gjoba dhe padi për partitë politike që përdorin të dhënat personale të qytetarëve

lipjanipress

Papa Françesku i reagon Trumpit: Nuk je i krishter nëse i përzë refugjatët

lipjanipress

Kandidati për kryetar z.Heset Sahiti shpalosi edhe në Grackë të vogël programin për qeverisjen 4 vjeqare në Lipjan.

lipjanipress

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

lipjanipress

Dosje e FDH-së si i fshihte Serbia krimet në Kosovë

lipjanipress

PDK e LDK po i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli