LipjaniPress

Në Kosovë ka filluar “Java e Parandalimit të Kancerit të qafës së mitrës”

Lajme Shneta

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot ka marrë pjesë në punëtorinë për shënimin e “Javës së Parandalimit të Kancerit të qafës së mitrës”, të organizuar nga Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Kontroll të Kancerit KNKK dhe me Komunën e Prishtinës, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), me temë “Parandalimi dhe trajtimi i kancerit të qafës së mitrës”.

Sipas komunikatës për media nga Ministria e Shëndetësisë, Rrahmani tha se është për tu vlerësuar angazhimi i Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, KNNK-së, profesionistëve shëndetësor dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që për qëllim kanë vetëdijesimin e qytetarëve dhe fuqizimin e akterëve në luftën për parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Në kuadër të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore 2017-2021, MSh e ka paraparë si prioritet përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës si dhe luftën kundër kancerit, e nëse bashkëpunimi i të gjithë neve, duke përfshirë edhe Kujdesin Parësor Shëndetësorë, është i mirë atëherë sukseset në parandalim, në këtë rast të kancerit të qafës së mitrës janë të padiskutueshme”, tha Rrahmani.

Shefqet Lulaj Kryetar i Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, tha se takimet e tilla janë të mirëseardhur dhe luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e vetëdijesimit të popullatës ngase “ndikon në parandalimin me kohë të lezioneve kanceroze, dhe natyrisht se është më e lehtë në aspektin e trajtimit mjekësor, por ka edhe një kosto më të ulët”.

Visare Mujko, Shefe e Zyrës në Prishtinë të Fondit për Popullatë të Kombeve të Bashkuara –UNFPA, duke shprehur gatishmërinë e UNFPA-së për mbështetje edhe të mëtutjeshme të programeve për parandalimin dhe luftimin e kancerit të qafës së mitrës, tha se “ndjehet shumë mirë që këtë vit, “Java e Parandalimit të Kancerit të qafës së mitrës”, na gjen shumë më të përgatitur në parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje”.

Në organizimin e shënuar për këtë ditë u diskutua për aktivitetet që bëhen dhe janë bërë lidhur me parandalimin dhe trajtimin e lezioneve prekanceroze si dhe trajtimin operator të kancerit invaziv të qafës së mitrës.

Gjatë prezantimit të Pilot projekti i Skriningut të Kancerit Cervikal në Komunën e Prishtinës, nga dr. Erzen Begolli, u tha se deri në nëntor të 2016, në kuadër të këtij projekti 1394 femra i janë nënshtruar PAP-Testit, ku nga i gjithë ky numër vetëm një rast është diagnostikuar me HPV- pozitiv.

Në punëtori janë prezantuar edhe aktivitetet lidhur me skriningun e kancerit të qafës së mitrës të Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit të MSH-së, është bërë prezantimi i Draftit final të udhërrëfyesit “Skrinimi dhe trajtimi i lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës” i hartuar nga grupi punues i profesionistëve shëndetësorë, si dhe nga ekspertët vendorë të kësaj fushe janë prezantuar format e parandalimit dhe trajtimit të kancerit të mitrës me temat: “Kost benefit analiza e Programit të Depistimit për Kancerin Cervikal në Kosovë”, Trajtimi i lezioneve prekanceroze në qafën e mitrës, si dhe “Stejxhingu i kancerit cervical dhe trajtimi operator i kancerit cervikal”.

Në fund të punëtorisë, janë vlerësuar aktivitetet që janë bërë gjatë një viti si dhe është rekomanduar që Pilot projekti i Skriningut të Kancerit Cervikal në Komunën e Prishtinës të zgjerohet edhe në komunat tjera të Kosovës, me qëllim të informimit dhe edukimit për vetëdije të shtuar në parandalimin e karcinomit, sigurimin e qasjes përkatëse deri te shërbimet shëndetësore, sigurimin e mjedisit të shëndetshëm jetësor si dhe është bërë thirrje për avancimin e politikave në raport me këtë çështje.

Facebook Comments

Related posts

Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari

Granit

“Keqardhje” e Beogradit për kohën e humbur të Kosovës me zgjedhje

lipjanipress

Vazhdojnë kërkimet për katërvjeçarin e humbur – FSK iu del në ndihmë

lipjanipress

Kuvendi debaton për transformimin e FSK-së në ushtri

lipjanipress

SHBA: Të paktën 18 të vdekur nga moti i keq

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Arrestohet ushtari gjerman, planifikonte sulm terrorist

lipjanipress

Edhe ushtarët maqedonas bëjnë shqiponjën

lipjanipress

Spanja do ta ndalë ‘me forcë’ referendumin në Kataloni

lipjanipress

Qendra e mjekësisë familjare në Janjevë përfiton aparaturë shëndetësore

lipjanipress

Paraburgim të Dyshuarit për Sulmin ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi

lipjanipress

Myslimanja e parë pilote ushtarake në Amerikë (FOTO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli