LipjaniPress

Serbia ka bllokuar linjën energjetike Kosovë-Shqipëri

Lajme

Deri në fund të muajit shkurt të këtij viti, autoritetet në Prishtinë presin që Serbia të zhbllokojë linjën e interkoneksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo linjë ishte shpallur e përfunduar dhe inauguruar në qershor të vitit të kaluar. Për këtë projekt, janë shpenzuar mbi 75 milionë euro, thonë zyrtarë qeveritar.

Për shkak të bllokimit të lëshimit në qarkullim, autoritetet e Kosovës presin që edhe kjo çështje të jetë një nga temat e diskutimit në bisedimet e Brukselit, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ministria për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se pret që hapja e çështjes së interkoneksionit në dialog me Beogradin, të ndodhë që në takimin e radhës.

Tahiri ka për Radion Evropa e Lirë se Serbia ka shkelur marrëveshjen për energji, e cila ishte nënshkruar në vitin 2015 nga kryeministrat e të dy shteteve dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian.

“Dhe, prej atëherë Serbia e ka bllokuar pavarësimin e KOST-it që është pjesë e marrëveshjes për energji dhe kjo që ka implikime edhe në çështjen e interkoneksionit Kosovë – Shqipëri, e cila është gati, po nuk ka mundur të aktivizohet për shkak të bllokadës se Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se Republika e Serbisë ka kohë që vazhdon të interferoj në sistemin energjetik të Kosovës, dhe nuk e njeh pavarësinë e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Për këtë arsye, Stavileci, ka thënë se me kërkesë të Komunitetit të Energjisë me seli në Athinë, pritet që këtë proces Serbia duhet ta zhbllokoj deri në fund të muajit shkurt të këtij viti.

“Problemi qëndron tek pala serbe që nuk ka zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe ne kemi pasur një plan i cili është lidhur direkt me anëtarësimin e operatorit të sistemit të transmisionit, KOSTT, në platformën ENTSO – që është Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji, ku një zonë e caktuar bëhet zonë e pavarur energjetike, dhe këtu Serbia ka bërë bllokada në zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Stavileci.

Në vitin 2015, Kosova kishte nënshkruar marrëveshjen për Kyçje të Sistemit Energjetik të Kosovës në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në mes të KOSTT –it në njërën anë dhe organizatës se Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-e) dhe 29 operatorëve të grupit Regjional të Evropës Kontinentale.

Por, Serbia nuk ka nënshkruar këtë marrëveshje, me çka e ka bërë jo të plotfuqishme atë, ngase kërkohet nënshkrimi i të gjitha vendeve anëtare.

Mustafë Hasani, krye-shef ekzekutiv në KOSTT, ka treguar se me këtë marrëveshje KOSTT-i është bërë zonë kontrollues e pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale. Por, shteti i Serbisë, sipas tij, për çështje politike dhe financiare po e bllokon këtë.

“Serbia e përvetëson një të hyrë financiare vjetore dhe këto të hyra janë prej 4- 5 milion euro, nga rrjedha e energjisë elektrike që ecën nëpër rrjet të transmisionit. Dhe, kështu asaj nuk i konvenon shumë të nënshkruaj këtë marrëveshje”.

“Në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të hyrat nga alokimi i kapaciteteve dhe menaxhimit të kongjestioneve i takojnë KOSTT-it. Pavarësisht kësaj, edhe për vitet që kanë kaluar, ne kemi bërë kërkesë që ato para të kthehen,” ka thënë Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Hasani ka treguar se në fund të vitit të kaluar, ENTSO i ka dërguar letër Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen deri më 21 shkurt, kur pritet të mbahet edhe takimi i Asamblesë së Përgjithshme. /REL/.

Facebook Comments

Related posts

Osmani: Kur thosha se PDK-ja nuk i respekton marrëveshjet, në LDK shanin e bërtisnin

lipjanipress

Shumica nuk hanë e nuk pinë, por a e dini historinë e lindjes së muajit të Ramazanit

lipjanipress

S.Pacolli: Urime 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

lipjanipress

Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas që raportoi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

lipjanipress

Së shpejti fillon rregullimi i objektit social në Magurë

lipjanipress

8 janari u lind shkrimtari Anton Pashku

lipjanipress

Paraburgim të Dyshuarit për Sulmin ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi

lipjanipress

Pas Dardan Molliqajt, me Avdullah Hotin tallet edhe motra e tij

lipjanipress

Pas akuzave të Presidentit vjen përgjigja nga Brukseli: Kosova t’i kryejë punët

lipjanipress

Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet

lipjanipress

VMRO apel gjykatësve: Mos bashkëpunoni me Prokurorinë Speciale

lipjanipress

VETËVENDOSJ në Lipjan nuk ka te ndalun qdo ditë një numër i madh i qytetarëve anëtarsohen

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli