LipjaniPress

Shkencëtarë: Diabeti është shenjë paralajmëruese e kancerit

Shneta

Është konsideruar së sëmundja e shekullit por faktet shkencore tregojnë se është shumë me e rrezikshme seç mund ta keni imagjinuar
Të qenët me diabet mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me kancer të pankreasit kanë treguar se janë diagnostikuar me diabet të tipit 2 një vit më parë.

Kjo sëmundje është shumë e vështirë të diagnostikohet në fazat e saj të para, duke qenë se simptomat janë shpesh të rralla. Shumica e zbulojnë atë kur është shumë vonë dhe nuk mund të shërohet.

Shkencëtarët shpresojnë që me diagnostikimin e diabetit të mund të përcaktojnë edhe rrezikun për zhvillimin e kancerit.

Një ekip me shkencëtarë nga e gjithë bota analizuan të dhënat mjekësore të gati 1 milion italianëve dhe belgëve që vuanin nga diabeti i tipit 2 dhe kishin zbuluar së fundmi se ishin prekur nga kanceri i pankreasit. Gati 50% e tyre ishin diagnostikuar me këtë sëmundje brenda vitit që kishin marrë vesh se vuanin nga diabeti.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se ata ishin 4 herë më të rrezikuar që të diagnostikoheshin me kancer në 3 muajt e para të trajtimit të diabetit, shkruan Shendeti.com.

Të dhënat mjekësore dhe llojet e ilaçeve që marrin për diabetin mund të shërbejnë për të zbuluar ata që janë në rrezik, thonë shkencëtarët nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit në Lion të Francës.

Rezultatet e këtij studimi u bënë të ditura gjatë Kongresit Evropian të Kancerit 2017, në Amsterdam./albeu.com/

Facebook Comments

Related posts

Pasi t’i shihni 5 përbërësit rrënqethës që përdoren për parfumet luksozë, kurrë më nuk do t’i përdorni (Foto)

lipjanipress

Blerondi nga Peja ka nevojë për ndihmën tonë për shërim jashtë vendit

lipjanipress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

lipjanipress

Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

lipjanipress

Formula që kalkulon se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Ja pse duhet t’i mbështillni këmbët me foli alumini

lipjanipress

Ushqimet më të mira për të forcuar muskujt tuaj

lipjanipress

2 vjeçari nga Lipjani vuan nga sëmundja e rrallë, familja kërkon ndihmë (Video-Foto)

lipjanipress

Ja çfarë ndodh nëse shikoni shumë XXX

lipjanipress

Nëse mendon të abortosh? Së pari shiko këtë video…

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli