LipjaniPress

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

Lajme

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, i thirrur për të analizuar vijën kufitare të vendit me Malin e Zi, gjatë ditës së nesërme do t’ia dorëzojë kryetarit të komisionit Hivzi Islamit, dokumentacionin kadastral me të cilin pritet të definohet sa territor ka Kosova.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, njëri nga anëtarët e komisionit të hartuar javë më parë nga kryeministri Isa Mustafa.

Avni Ahmeti nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka bërë të ditur se të dhënat që kjo agjenci do t’i prezantoj nesër kanë qenë matje të kryera më herët

“.. ne nesër e kemi afatin fundit për dorëzimin e të dhënave nga secili stacion. Agjencia Katastrale të dhënat e saj zyrtare do t’i dorëzoj nesër”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas dorëzimit të dokumentacionit kryetari Islami do të thërras mbledhje për t’i analizuar të dhënat e paraqitura.

“Të dhënat do ti analizojmë bashkërisht në një takim i cili do të thirret po besoj shpejtë nga kryetari i komisionit. Nuk mendoj se do të shkojë më larg se nga data 15 shkurt. Matjet ne i kemi pas, për me dal në terren kërkohet kohë shumë e gjatë ndoshta me vite”, ka bërë të ditur ai.

Ndërkaq edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka bërë të ditur se janë duke i përfunduar detyrat që atij i janë dhënë nga kryetari i komisionit.

“Unë jam në pjesën organizative të komisionit. Nuk jam në grupin e ekspertëve që janë aty. Rreth çështjes së procesit komunat do të japin shënime se çfarë kanë në mënyrë që ne të japim para komisionit ato se çfarë duhet ti japim. Do t’i analizojmë matjet e terrenit”, ka thënë ai, për Express. “Ne kemi pasur vetëm një takim, takim konstituiv me një fjalë”, ka shtuar tutje Rugova.

Ndërkohe që Kryetarët e dy komunave të Dukagjinit, Rasim Selmani i Deçanit dhe Agron Kuçi i Junikut kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit të ri për Demarkacion, që u konstituua të martën që shkoi nga Qeveria e Kosovës. Në këtë grup punues, që drejtohet nga shefi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, ka refuzuar të jetë edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajci i cili ishte propozuar nga komuniteti për t’iu bashkuar këtij komisioni.

Ndryshe, ky komision është konstituar nga Kryeministri Isa Mustafa, të martën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u bë e ditur se drejtues i këtij komisioni u emërua Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Facebook Comments

Related posts

Nxënësit në Ferizaj u qëlluan me thikë, ndaj tyre do të merret masa

lipjanipress

Digjet ferma bashkë me 28 krerë lopë në Ferizaj (Foto)

lipjanipress

Filloi edhe asfaltimi i rrugës Magure-Blinajë (FOTO)

lipjanipress

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

lipjanipress

Deputetja e Vetëvendosjes e pranon se Shpend Ahmeti ishte në jaht, ankohet për reagimet

lipjanipress

Lideri i AAK’së: Është nder të vizitohen dëshmorët pas një dite të rëndësishme

lipjanipress

Demarkacioni dhe Ushtria të kryhen para zgjedhjeve, thotë Bulliqi

lipjanipress

Ministri Hamza tregon kush do të përfitojë nga rritja e pagave

lipjanipress

Kastriot Luma, zgjedhet Kryetar në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës!

lipjanipress

Këto janë nënat që gatuan për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

lipjanipress

Ramiz Kelmendi ‘godet’ Shpend Ahmetin: Duaje tënden me jahte, vodka ruse e përcjellëset e Serbisë

lipjanipress

Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas që raportoi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli