LipjaniPress

Tsipras në Beograd: Askush s’mund të na bëjë presion për njohjen e Kosovës

Lajme

Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Tsipras në Beograd, ku u takua me homologun e tij serb, por edhe me presidentin serb, Tomislav Nikolic, kanë folur edhe për Kosovë. Tsipras në takim me Nikolic ka thënë se askush nuk mundet të na bëjë presion mbi njohjen e Kosovës, ku ka qartësuar se e mbështesin Serbinë në qëndrimin e saj ndaj Kosovës

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënë se Serbia i sheh si vende të çmuara shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Njashtu edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka thënë se Qeveria greke e mbështet Serbinë në qëndrimin e saj ndaj Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Tsipras the se Greqia dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka theksuar se Greqia mbështet hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, pavarësisht vështirësive me të cilat përballet vendi. Ai shprehu besimin se anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Ne duam të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi që vetëm kështu mund të ruhet stabiliteti për Serbinë. Dua të theksoj se askush nuk mund të na bëjë presion për njohjen e Kosovës”, ka thënë Tsipras në Beograd.

Nikolic dhe Tsipras shprehën dëshirën që marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Greqisë të forcohen edhe më shumë, sidomos në ekonomi.

Presidenti serb Tomislav Nikolic shtoi se marrëdhëniet dypalëshe janë të sinqerta dhe miqësore, derisa theksoi se Serbia i sheh si të vlefshme vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Facebook Comments

Related posts

PDK-Lipjan:Kryetari Hajrullahu vizitoi shoqatën e të burgosurve politik në Lipjan

lipjanipress

Përplasje mes studentëve dhe zyrtarëve komunal në Ferizaj

lipjanipress

Linda Shahini rizgjedhet kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Lipjanit (FOTO)

lipjanipress

‘FSK’së i duhen 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të Ushtrisë’ (Video)

lipjanipress

Gjenerali amerikan: Mund të nis lufta në Europë

lipjanipress

Obama thyen heshtjen, lëvdon protestat kundër Trump

lipjanipress

Gjuriq: Simiq përfaqësues legjitim i popullit serb në Kosovë

lipjanipress

Thaçi fton për “dekriminalizim të partive politike”

lipjanipress

Abrashi: S’kemi kohë për dëshirat e opozitës

lipjanipress

Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet

lipjanipress

E tmerrshme: “Shteti Islamik” nis të bombardojë edhe me dronë (Video)

lipjanipress

“KEDS-i nuk iu shit vëllait turk, por e blenë ata që e shitën” [video]

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli