LipjaniPress

Vandalizmi në shkolla shfaq papërgjegjësinë e institucioneve

Lipjani

Thonë shpesh se faji është jetim. Kjo bëhet edhe më e zakonshme në një shoqëri si e jona! Sa i përket shkollës dhe sistemit arsimorë të gjithë janë fajtore, madje më fajtorë se nxënësit e shënjestruar, janë përgjegjësit për arsimin në nivel të ministrisë dhe komunës.

Megjithëkëtë renditja e atyre që mbajnë përgjegjësi fillon nga Qeveria, Ministria, Drejtoria komunale, prindërit, drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe vetëm në fund është nxënësi.
Nxënësi sillet në varësi të situatës, duke e lexuar fillimisht papërgjegjësinë e institucioneve të lartcekura dhe hapësira që i krijohet nga këto të fundit. Si të rinj që janë dhe pa perspektivë, me shumë energji e ambicie, të cilën në mungesë të vëmendjes së shoqërisë dhe të hapësirave të mirëfillta, do të gjejnë vrima tjera që ta shkarkojnë disi energjinë negative.
Shkolla nuk po ju bëhet një hapësirë as interesante dhe as premtuese për ata, sepse nuk funksionojnë të gjitha hallkat e sistemit, ose më mire me thënë këto hallka janë te deformuara, të cilat domosdo që prodhojnë procese e shoqëri të deformuar.

Në anën tjetër, shumë mësimdhënës nuk e kanë autoritetin e mjaftueshëm dhe njëkohësisht janë të papërgatitur profesionalisht, duke u punësuar më tepër nga petku partiak e familjar sesa nga meritokracia.
Po ashtu ju mungon guximi dhe vullneti, me u ballafaqu me problemet në shkolle, ballafaqim ky që pashmangshëm do t’i përplaste edhe me drejtuesit e arsimit. Një shembull që dëshmon indiferencën e drejtorisë së arsimit është Gjimnazi në Lipjan, i cili ka angazhuar sigurim privat, me qëllim të mbajtjes së rendit dhe disiplinës në shkollë, duke ju kërkuar nxënësve para në kundërshtim me rregullat e ligjet në fuqi.
Përveç obligimit të padrejtë dhe të paligjshëm që nxënësit të paguajnë sigurimin, ky veprim ka zhvlerësuar deri në pavrejtshmëri të menaxhmentit të shkollës, të mësimdhënësve, mirëmbajtësve e personelit shërbyes.
Çfarë bën drejtori në shkollë kur zhveshët nga përgjegjësitë menaxheriale, apo e luan rolin e korrierit klasik duke informuar drejtorin e DKA-se se kush çfarë po flet ne shkollë, apo më mirë me thëne se cili arsimtar është në këtë apo atë parti.
Këtë degradim të arsimit katërçipërisht na e konstatoi edhe PISA, ku në njëfarë mënyre na bëri me dije se faktori kryesor në suksesin apo rezultatet e nxënësve është disiplina.
Nuk është aspak rastësi që cilësia e arsimit në vendet ë Lindjes së Largët apo në Skandinavi përcaktohet nga disiplina. Por, thelbi i sistemit të arsimit qëndron në kushtet shoqërore.
Nxënësit më shumë se veten e tyre, ata reflektojnë shpirtin dhe gjendjen e shoqërisë.
Një shoqëri si Kosova, e padrejtë, përplot pabarazi, favorizime partiake e familjare, varfëri e mungesë perspektive nuk mund të prodhojë sistem tjetër të arsimit përveç këtij që po e vuajmë.
Natyrshëm, rruga e përmirësimit edhe të arsimit kalon nëpërmes përmirësimeve e ndryshimeve sistemore politike e shoqërore, ku vëmendja e sinqertë dhe plot ndjeshmëri do të kthehej kah nxënësit, për mësim nxënien, por veçmas për perspektivën dhe realizimin e tyre.

Rabit Konjufca, anëtar i kryesisë i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan.

Facebook Comments

Related posts

Fuqizimi i të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në avokim për të siguruar ofrim më të mirë të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

lipjanipress

Shuhet Agim Binaku, zëri i gazetarisë sportive

lipjanipress

Deklarat Primare 25 Pikëshe nga Lëvizja Për Ndryshim

lipjanipress

TAKIM I SEKRETARIATIT TË GRUAS AKTIVISTE TË LËVIZJES VETËVENDOSJE NË LIPJAN

lipjanipress

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon Komunën e Lipjanit me miell, pako higjenike dhe ushqimore

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti sot në shënimin e ditës së SHFMU “Haradin Bajrami “në Magurë

lipjanipress

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress

Delegacioni i qytetit Martingy nga Zvicrra ka vizituar Komunën e Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Daut Haradinaj: Fitim Selimi do te jetë Kryetar i Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

Për herë të dytë dështon aprovimi i pikave të rendit të ditës në mbledhjen e Kuvendit të komunës të Lipjanit

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli