LipjaniPress

Daçiq i rren amerikanët se shqiptarët mund t’i sulmojnë serbët në veri të Kosovës

Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ndodhet në Washington i ftuar për Lutjet e Mëngjesit, ka shprehur drojën nga “ndonjë akt i pamatur” i Prishtinës, që do të mund të shkaktonte destabilitet rajonal, raportojnë mediet serbe të ketë deklaruar ai.

Sipas B92, ai ka shprehur drojën se mund të ndodhë që të sulmohen serbët në veri të Kosovës dhe këtë shqetësim thuhet t’ia ketë përcjellë administratës amerikane, duke e informuar për situatën në Kosovë.

“E kemi informuar administratën amerikane për gjithë këtë situatë. Ajo që tani dëshirojmë është të vendosim kontakte sa më parë me administratën e re amerikane dhe të bisedojmë seriozisht mbi të ardhmen e tërë rajonit”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Daçiq, i cili ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, mikpritës i të cilave ka qenë presidenti Donald Trump, i ka thënë RTS-së se ka biseduar me kongresistë dhe senatorë mbi marrëdhëniet midis Serbisë e SHBA-së, por edhe për situatën në Kosovë.

Daçiq ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Sllobodan Millosheviqit, kur shpifjet dhe trillimet demonizuese ndaj shqiptarëve, si hyrje për të kryer masakra mbi ta, ishin kthyer në praktikë dominuese të politikës dhe të veprimeve serbe.

Facebook Comments

Related posts

Vajza filloi të bërtiste, kur nëna e saj i pa dorën u shokua (Video)

lipjanipress

Familja Jashari pret zyrtarët e AAK’së në Kullën e saj (Foto)

lipjanipress

Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana do të jetë epiqendër e Ballkanit

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

DnV nis fushatën “As unë nuk votoj kandidatë të korruptuar”

lipjanipress

20 mijë gra të dhunuara, asnjë i dënuar (VIDEO)

lipjanipress

Zëvendës-presidenti amerikan – Iranit: Mos e testoni Trump-in

lipjanipress

Anija kozmike arrin në Gjithësi

lipjanipress

Veseli: Do ta bëjmë ushtrinë për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë

lipjanipress

Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli