LipjaniPress

Le Pen tregon se çfarë do t’ju ndodhë punëtorëve të huaj në Francë, nëse ajo bëhet presidente

Lajme

Liderja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen ka zbuluar disa nga propozimet e programit të saj.

“Prioriteti kombëtar do të jetë punësimi dhe ndihma me 80 euro në muaj për shtresat më të dobëta”, ka thënë Le Pen në një intervistë për “Le Monde”.

Le Pen ka sqaruar gjithashtu se për të nxitur punësimin vendas synon të vendosë një taksë për çdo kontratë që kompanitë mund të nënshkruajnë me punëtorë të huaj.

“Të ardhurat nga kjo taksë do të derdhen në arkat e ndihmës për të papunët. Në këtë mënyrë, një numër i konsiderueshëm njerëzish do të kërkojnë të largohen, sepse Franca nuk do të stimulojë më emigracionin”, ka thënë Le Pen, përcjell TCH.

Ndërsa ata që do të pranojmë, ka vijuar kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë, do të duhet të plotësojnë disa kritere dhe të mos rëndojnë mbi financat publike.

“Baza e gjithë kësaj është patriotizmi. Çdo masë e miratuar dhe çdo euro i shpenzuar duhet të mbrojë interesin e francezëve, sidomos në zgjidhjen e problemit të fuqisë blerëse”, ka shtuar Le Pen.

Facebook Comments

Related posts

Lipjanasit e interesuar për grantet e Organizatës “HELP”

lipjanipress

Po duam punë, mjaftë me mashtrime

lipjanipress

Grabitet shtëpia e kandidatit për deputet (Video)

lipjanipress

NISMA për Kosovën – Lipjan hap fushatën zgjedhore me një koktej rasti e Premte ora 18:00 në restaurant “Toni”

lipjanipress

Hoxha i SPRTK-së: Udhëheqja e RTK-së nuk jep përgjegjësi për asgjë

lipjanipress

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress

U promovua enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut

Press Lipjani

Mbretëresha i shkruan Thaçit, uron për 9 vjetorin e Pavarësisë

lipjanipress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

lipjanipress

Të hënën funksionalizohet zyra për vërtetime të veteranëve (Video)

lipjanipress

Përurohet objekti i ri shkollor në Bujan

lipjanipress

Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli