LipjaniPress

Edhe Sheshelj po frikësohet për “sulm” në veri të Kosovës

Lajme

Shqiptarët janë duke planifikuar që të sulmojnë me armë në 4 komunat në veri të Kosovës, të banuara nga serbët, gjatë ose pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Kosovë, ka thënë lideri i radikalëve serbë, Voisllav Sheshelj.

Sheshelji tha, në një konferencë për shtyp, se “këtë informacion po e bën publik për shkak se dëshiron që të parandalojë incidentin, se nuk është kërcënim për shqiptarët, por thirrje për shtetin që të reagojë për të mbrojtur serbët”, raporton agjensia Beta, përcjellë Gazeta Express.

“Qëllimi ynë është që të shmangen incidentet e armatosura, por në qoftë se ato ndodhin, shteti duhet të reagojë”, tha Sheshelji.

Ai ka deklaruar se “serbët, duke u bërë lëshime të mëdha shqiptarëve, kanë dobësuar veten, por në këtë rast serbët në veri të Kosovës duhet të jenë gati për ‘sulm të papritur të armatosur’ dhe se Serbia duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për t’i mbrojtur ata”.

“Serbët nuk janë ata që provokojnë incidente dhe konflikte, as nuk duan incidenteve, por nëse dikush sulmon vëllezërit tanë në Kosovë, Serbia nuk duhet të qëndrojë duarkryq”, tha Sheshelj.

Sheshelj ka vazhduar duke thënë se “shqiptarët, në raundin e fundit të dialogut, kanë refuzuar kategorikisht çdo gjë dhe e bënë të qartë se ajo është e dobishme për serbët, sidomos Bashkësia e komunave serbe, nuk do të zbatohet”.

Facebook Comments

Related posts

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër

lipjanipress

PDK-Lipjan:Kryetari Hajrullahu vizitoi fshatin Konjuh!

lipjanipress

Familja Jashari pret zyrtarët e AAK’së në Kullën e saj (Foto)

lipjanipress

Rikthehet prej nesër bora në Maqedoni

lipjanipress

Cili minoritet në Kosovë është në gjendje më të vështirë?

lipjanipress

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

Komisioni për Punë të Brendshme e kërkon për raportim drejtorin e policisë

lipjanipress

Kryeministri i frikësohet gazit lotsjellës, bën thirrje opozitës të mos bllokojë e izolojë Kosovën

lipjanipress

Nisma planifikon të nisë mocion mosbesimi kundër Qeverisë

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Gjykata merr vendim për Milaim Zekën, e lë në arrest shtëpiak

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli